Jo vetëm fansa por edhe personazhe të njohur! Pse njerëzit po pendohen për mbështetjen që i kanë dhënë Johnny Depp gjatë gjyqit kundër Amber Heard?

Aug 10, 2022 | 10:47
SHPËRNDAJE

Panorama Plus/ Johnny Depp fitoi gjyqin e tij kundër ish-bashkëshortes Amber Heard, dhe u bë një nga personazhet më të përfolur në mbarë botën. Fansat e tij e mbështetën gjatë gjyqit duke kërkuar drejtësi për të, kryesisht përmes rrjeteve sociale. Por së fundmi duket sikur Johnny Depp po humbet mbështetjen nga fansat dhe kolegët e tij. 

Më 1 qershor, një juri vendosi në favor të Depp, duke dalë në konluzionin që Heard kishte shpifur në një shkrim të vitit 2018, në të cilin ajo e përshkroi veten si një e mbijetuar e dhunës në familje.

Çështja gjyqësore, e cila zgjati për gati dy muaj, ishte e mbushur me zbulime tronditëse, momente virale dhe dëshmi shpërthyese të personazheve të famshëm.

Por pas përfundimit të gjyqit, të fituar nga aktori, fakte të reja dolën në dritë (KLIKO). Mijëra faqe dokumentesh të paraqitura në gjyqin e Johnny Depp dhe Amber Heard u zbuluan, duke përfshirë mesazhe me tekst midis aktorit dhe Marilyn Manson dhe përpjekjes së ekipit të tij për të paraqitur faktin që Amber dikur ka punuar si striptiste në gjyq.

Dokumentet e gjykatës, të publikuara në Internet dhe të verifikuara nga ‘The New York Post’, paraqitën prapaskenat e përpjekjeve të avokatëve nga të dyja palët për të paraqitur disa pretendime para jurisë në Fairfax, Virxhinia.

Dokumentet treguan mes të tjerash mesazhe me tekst midis Depp dhe Marilyn Manson, i cili është akuzuar për abuzim seksual nga ish -e fejuara e tij Evan Rachel Wood, të cilën ai e paditi për shpifje në mars. Në një mesazh të vitit 2016, Depp i shkruan: “Kam lexuar shumë materiale për atë dhe sjelljen sociopatike… është e vërtetë vëllai im!! Ish-i im është si një libër dreqi!!!”, thuhet në dokument. Pastaj Manson, në një referencë të dukshme ndaj një incidenti ku policia u thirr në apartamentin e Depp dhe Heard në Los Angeles në vitin 2016, shkroi, “Kam marrë një skenar policie nga ata të Amber. Po stresohem. Nuk e di nëse je kthyer, por unë kam nevojë për azil diku sepse mendoj se policët mund të jenë duke ardhur”, thuhet në dosje.

Avokatët e Heard pretenduan se Depp dhe Manson kanë konsumuar drogë së bashku, duke përfshirë edhe ditët para se Amber të mbërrinte në Australi dhe të dy u zunë.

Këto fakte, dhe shumë të tjera, u bënë publike nga mediat dhe u përhapën menjëherë kudo në rrjetet sociale. Fansat e Johnny Depp, të cilët ishin të shumtë dhe e mbështetën aktorin gjatë gjyqit, tani duket se po pendohen dhe po kthehen kundër tij. Kjo për shkak të detajeve të reja të dokumenteve të gjyqit, specifikisht për mesazhet që Depp kishte shkëmbyer me Manison.

Qindra ndjekës në TikTok dhe Twitter kanë ndarë video dhe statuse në faqet e tyre ku shfaqen të shokuar nga dokumentet e reja të gjykatës. Ndërsa nuk mungojnë as komentet nga përdorues të tjerë, të cilët shprehen të zhgënjyer dhe të penduar për mbështetjen që i dhanë aktorit.

“Në vazhdën e dokumenteve të pavulosura nga gjyqi i shpifjes Depp kundër Heard, njerëzit kanë postuar keqardhjen e tyre për besimin e Johnny Depp dhe talljen e Amber Heard. Nëse edhe ju po zgjoheni, këtu janë disa pyetje që ju sugjeroj t’i eksploroni me mirëbesim.”- thuhet në një postim viral në Twitter i publikuar nga Ella Dwason, autore.

Dhe me sa duket fansat nuk janë të vetmit që janë zhgënjyer nga aktori pas publikimit të dokumenteve të gjyqit. Në Twitter dhe TikTok tashmë janë bërë virale postimet ku tregohet edhe lista e personazheve të njohur të cilët nuk e mbështesin më Johnny Depp.

Një temë virale në Twitter ndau fillimisht një listë të madhe të të famshëmve që fillimisht dikur kishin e kishin mbështetur, tani kanë hequr pëlqimin nga postimi festiv i Depp në Instagram, të shpërndarë pasi ai fitoi padinë e tij për shpifje në maj. ‘Jezebel’ që atëherë ka konfirmuar se llogaritë e këtyre të famshmëve në Instagram duket se nuk e “pëlqejnë” postimin. Ato përfshijnë: supermodelen Bella Hadid, Sophie Turner e ‘Game of Thrones ‘, influencerja e grimit NikkieTutorials, Orlando Bloom, Robert Downey, Jr., Zoey Deutch, Joey King, Dakota Fanning, Jennifer Coolidge, Jordan Fisher, McKenna Grace, Riley Keogh dhe Bruce Campbell.

Gjyqi rezultoi gjithashtu në dëmtimin e reputacionit të Depp në mesin e shikuesve, sipas një studimi nga firma kërkimore Morning Consult. Në përgjithësi, ai zbuloi se opinionet e favorshme të Depp ranë më së shumti në sytë e personave të mëdhenj në moshë dhe burrave.

Pjesëmarrësve në studim iu kërkua mendimi i tyre për Depp në ditët para gjyqit, pastaj në ditët pas vendimit. Ai mendohej në mënyrë të favorshme nga 59 përqind e të rinjve përpara se të hynte në sallën e gjyqit të Fairfax në Virxhinia, por kjo shifër kishte rënë në 37 përqind pas gjyqit.

Favoriteti i tij tek meshkujt gjithashtu ra ndjeshëm, nga 67 përqind në 52 përqind.

Studimi, i cili pyeti të rriturit amerikanë nëse ata kishin një opinion të favorshëm ose të pafavorshëm për Johnny Depp , i ndau rezultatet sipas gjinisë, grupmoshave dhe prirjeve politike.

Midis të gjithë të rriturve të anketuar, vlerësimi i favorizimit të Depp ra nga 68 në 56 përqind; ata që nuk kishin asnjë mendim ose nuk kishin dëgjuar kurrë prej tij u rritën nga 16 në 22 përqind; ndërsa njerëzit me një opinion të pafavorshëm për aktorin shkuan nga 16 në 22 për qind.

Opinioni i Gen Z (të rinjtë) për Depp mbeti më konsistent se gjeneratat e vjetra. Vlerësimi i favorizimit të tij ra me vetëm 2 pikë përqindjeje në mesin e anëtarëve të Gen Z.

Në mesin e grave të anketuara, kishte një rënie me 9 pikë në përqindjen që kishin një opinion të favorshëm për Depp. Përqindja që kishin një opinion të pafavorshëm për Depp u rrit nga 14 në 19 për qind.

Ndikimi negativ në reputacionin e Depp mund të jetë një surprizë për ata që besojnë se baza e tij e fansave dhe mbështetja e mediave sociale e ndihmuan atë të fitonte gjyqin.

“Ekipi i Depp ka qenë jashtëzakonisht efektiv në gjykatën e opinionit publik, duke shfrytëzuar avantazhin e tyre natyror të popullaritetit të Depp dhe vullnetit të mirë që ai ka krijuar gjatë karrierës së tij,” tha për Newsweek Halim Dhanidina, një partner në firmën ligjore Werksman Jackson .

Temat në trend që mbështesin Depp-in peshuan shumë më tepër se ato që mbështetën Heard gjatë gjyqit, megjithëse avokati i Depp-it Ben Chew hodhi poshtë një pretendim nga avokatja e Heard, Elaine Bredehoft se vendimi ishte ndikuar nga mediat sociale.

Pas trendit në TikTok gjatë gjithë provës falë hashtags dhe sfidave virale, Depp iu bashkua TikTok së fundmi dhe fitoi miliona ndjekës brenda 24 orëve të para.

Nuk ka statistika të disponueshme se si gjykimi ka ndikuar në popullaritetin e Amber Heard. Hashtags negativ për Heard kanë tendencë të vazhdueshme gjatë gjithë betejës gjyqësore, por, siç është e dukshme nga gjetjet e Morning Consult, mediat sociale nuk janë gjithmonë tregues të opinionit publik.

Amber Melville-Brown, një partnere në firmën juridike ndërkombëtare Withers, e përshkroi gjyqin si “konfuz, shqetësues, fyes dhe grafik, por magjepsës, pasi “garuesit” luftuan deri në vdekjen e reputacionit.

“Ajo tashmë ka pësuar reagime ekstreme dhe ‘vdekje nga TikTok’ pasi ajo u shfaq pamëshirshëm në meme jo të këndshme dhe fyese që dolën nga dëshmia e saj”- tha ajo për Amber Heard.

© Panorama.al

Te lidhura