“Jo vetëm do blejmë drona, por do çojmë edhe satelit ‘Albania’ në orbitë”- Rama i drejtohet Bashës në Kuvend: Ndrysho pllakën e gramafonit! Zëri i padronit ka ikur te…

Oct 14, 2021 | 11:34
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama në fjalën e mbajtur sot në Kuvend tha se qeveria jo vetëm do të blejë drona, por u zotua se do të çojë edhe satelit ‘Albania’ në orbit.

 

Kreu i qeverisë iu drejtua kryedemokratit Basha duke i thënë të ndryshojë “pllakën e gramafonit” sa i takon akuzave, ndërsa duke iu referuar Berishës, tha se “zëri i padronit ka ikur te foltorja”.

Prodho një pllakë të re megafoni, futi ca melodi të reja. Tani të duhet një pllakë e re patjetër. Se ‘la voce del padrone’ ka ikur te foltorja. Tani ka ngel vetëm ‘la voce’ pa “padrone”. The do blejmë drona. Jo, do blejmë drona, do çojmë edhe satelitë në orbitë. Qeshni, qeshni kur të shikoni satelitët Shqipëria në orbitë, dhe jo mandatin tjetër, vitin tjetër. “Albania1′, “Albania2” në orbitë. Sepse për ne ky vend nuk është ‘tokë e xanum’ që siç tha ai i foltores bëtë të mundur ndërtimin e një qyteti të tërë pa leje, që ka qenë pretendim për tu futur si mrekulli e tetë e botës. Ne shohim shumë larg.

Po ju them prapë, jo drona. Drona po e po, por edhe satelitë, që kontrolli mbi territorin, kufijtë, të kalojë në nivelin e teknologjisë dhe të hiqet nga duart e atyre që kontrollojnë me sy. Në atë pikë nuk dallojmë shumë nga njëri-tjetri. Sytë për të kontrolluar do t’i çojmë në qiell, do kontrollojmë nga qielli. Ju qeshni, është në të drejtën tuaj se të qeshurën e keni program partie. Edhe pse sot jeni në kushtet kur qeshni se nuk qani dot prapë ju kuptoj”, tha Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura