“Jo ultimatume dhe presione”/ Rama i drejtohet grave naftëtarë: Mbyllni grevën menjëherë, ndryshe…

Oct 28, 2020 | 11:15
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama i kërkon sërish naftëtareve të Ballshit që të dalin nga greva e urisë në mënyrë që të diskutojnë për zgjidhjen e problemit të tyre.

grate naftetare

Në një postim në twitter, shefi i qeverisë e thotë prerazi se nuk ka bisedime pa mbyll më parë grevën

“Miqtë e mi jo, më vjen keq po ne nuk do të ulemi dot në tavolinë pa u mbyll greva! Qeveria nuk negocion nën presionin e askujt dhe nuk pranon ultimatume nga askush. Mbyllni grevën dhe do të vij unë tek ju, menjëherë! Ndryshe s’ka bisedime”.

Në një postim të mëhershëm, Kreu i qeverisë shkruante se e ka të pamundur të dialgojë me presione dhe ultimatume.

“Të dashura greviste të Ballshit, është e drejta juaj të mos dilni nga greva, por është e pamundur të ulemi bashkë me presione e ultimatume! Jam gati të vij tek ju sapo të mbyllni grevën e të flasim si do mundemi t’ju ndihmojmë për këtë hall që nuk e ka krijuar qeveria”, shkruan Rama.

Ai thotë se po punojnë për të gjetur investitorë seriozë në mënyrë që të fillojë puna në rafineri.

“Ne po punojmë për të gjetur investitorë seriozë që të rindezin rafinerinë edhe pse greva juaj nuk ndihmon as për këtë! Ndërsa për ndihmën e mundshme shtetërore ndërkohë, meqë ju s’pranoni as të dilni në asistencë, ka vetëm një rrugë: Mbyllni grevën dhe ulemi qajmë hallin!”

LEXO EDHE: 

“Ta harrojë Rama se dalim nga greva”/ Naftëtarëve të Ballshit i bashkohen dhe ata të Kuçovës: Duam djersën tonë, jo lëmosha

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura