“Jo, nuk do të harrojmë”/Lulzim Basha nxjerr videon: Rama ka trefishuar pasuritë dhe rritur taksat. U shpërdoruan 6.2 mld euro të shqiptarëve

Feb 23, 2021 | 8:29
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se për 8 vjet Edi Rama solli vetëm dështime e dëme të mëdha. Ndaj sipas tij, më 25 prill Rama do të humbë dhe Shqipëria do të fitojë.

Në një video në rrjetet sociale, Basha ka bërë publike, ato që ai i quan dështime të qeverisë. Në video kryedemokrati kujton shembjen e Teatrit Kombëtar, apo edhe përgjimet për blerjen e votave.

Sipas Bashës, anëtarët e qeverisë kanë trefishuar pasuritë dhe kanë rritur taksat për qytetarët.

“Keni trefishuar pasuritë. Keni rritur taksat dhe borxhin publik. Keni shpërdoruar 6.2 mld euro të shqiptarëve. Keni kriminalizuar politikën. Keni kanabizuar vendin. Keni kaluar Sirinë për numrin e azilkërkuesve. Keni lënë Shqipërinë në vendnumëro. Keni dhënë më shumë se 2 miliardë euro me PPP. Dhe aty ku po aktron, keni falsifikuar firmën e sekretarit amerikan të shtetit, për të fituar 20 milionë euro për 1 kilometër rrugë. Jo, nuk do të harrojmë”, thuhet në videon e publikuar nga Basha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura