Jo më erë e keqe nga goja, ndiqni këtë rutinë

SHPËRNDAJE

1Lexoni më poshtë 8 mënyra për të vrarë bakteret në gojën tuaj dhe për të ndaluar erën e keqe:

  • Përdorni gargarë dhe freskues natyralë për të mposhtur erë e keqe të gojës, të tillë si mente, karafil, kopër, kanellë dhe sodë buke.
  • Pini të paktën 2 litra ujë në ditë.
  • Kujdes me ushqimet që konsumoni. (Qepëve dhe hudhrave mos i thoni gjithmonë “jo”. E mira është t’i konsumoni nga pak çdo herë që ju jepet mundësia pasi ato vrasin 4 lloje të ndryshme bakteresh që mund të shkaktojnë prishjen e dhëmbëve dhe probleme me mishrat e dhëmbëve).
  • Përdorni fillin dentar, furçë të mirë dhe mos harroni të pastroni gjuhën për të larguar çdo bakter që ndodhet në të. Mund të përdorni dhe kruajtëse (pastrues) gjuhe për këtë.
  • Lani dhëmbët të paktën 2 herë në ditë dhe njëkohësisht përdorni fillin dentar. Kjo ndihmon që të eliminoni ushqimin e mbetur në dhëmbë dhe bakteret që shkaktojnë erë goje.
  • Vizitoni dentistin për çdo problem dhe mos harroni kontrollin rutinë.
  • Duhani, problemi juaj më i madh. Mos pretendoni dhëmbë të bukur nëse pini duhan.
  • Përtypni lëkurëe e një portokalli, mandarine, limoni. /Shije/

Te lidhura

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.