“Jo inat për tjetrin, por…”- Veliaj u dorëzon kartat e anëtarësimit të rinjve: PS gati për fitore!

Sep 28, 2020 | 13:46
SHPËRNDAJE

Veliaj-baldushkPartia Socialiste ka nisur punën për përgatitjen e saj për zgjedhjet e 25 prillit.

Kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili është njëherësh edhe koordinator politik për kryeqytetin është ndalur në njësitë 7 dhe 13 një qytet si dhe në Baldushk. Teksa u ka dorëzuar kartat e anëtarësimeve socialistëve më të rinj, Veliaj thekson se PS do vazhdojë të kryejë punën me dashuri, përulësi e këmbëngulje.

“Tek Njësia 7 kemi thyer çdo rekord. Do vazhdojmë ta bëjmë me dashuri, përulësi e këmbëngulje. Një mirëseardhje në familjen tonë të Partisë Socialiste 10 aktivistëve të rinj në familjen më të madhe e më progresiste në Shqipëri”, tha Veliaj.

Ai është ndalur edhe në Baldushk, ku pasi listoi investimet por dhe projektet e shumta për këtë zonë, u shpreh se PS është gati për fitoren e zgjedhjeve më 25 prill.

“Gati për fitore dhe për punë të mbara! Dashuria për vendin, jo inati për tjetrin, është çelësi i fitores”, shkruan Veliaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura