“Jo gjithmonë është e lehtë, por…”- Sara Hoxha tregon me një foto të vetme se si është jeta e një nëne

Mar 6, 2021 | 9:54
SHPËRNDAJE

Sara Hoxha ka ndarë disa orë më parë një foto me ndjekësit në rrjete sociale, ku shihet me të voglën e saj, Poem Blu në krahë.

ledri vula sara hoxha (1)

Sara shihet e ulur në një palë shkallë tek “Galeria Kombëtare e Arteve”, teksa ushqen me qumësht gjiri vajzën.

ledri vula sara hoxha (3)

Jo gjithmonë është e lehtë, por gjithmonë ia vlen”,- shkroi ajo krahas imazhit të postuar në Instagram, duke treguar se nuk ka rëndësi ku je kur bëhet fjalë për një foshnjë.

sara hoxha (2)

Komentet në këtë foto kanë qenë të panumërta dhe shumë pozitive.

ledri vula, sara hoxha, xheraldina vula (5)

Ndërkohë, në Instastory, Hoxha publikoi një video, në të cilën shfaqen partneri i saj, Ledri Vula duke ecur në rrugë teksa shtyn karrocën me Poem Blu brenda.

Keni parë njeri që të eci kështu si me susta si Ledri Vula? Po ecën apo po kërcen, si i bie kjo?”, shkroi Sara krahas videos.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura