“Jo çdo gjë e kemi përjetë”- Morena Taraku jep mesazhin nga karantina: Njerëzit do ikin, duajini të afërmit sepse një ditë …

Mar 26, 2020 | 11:55
SHPËRNDAJE

Morena Taraku po i kalon ditët e karantinuar në Turqi. Dhe në një moment kur bota po kalon një periudhë të vështirë dhe mijëra njerëz po vdesin nga virusi vdekjeprurës, këngëtarja është bërë emocionale.

Me anë të disa postimve në InstaStory, Morena dha mesazhe për ndjekësit e saj duke i kërkuar që të duan njerëzit e dashur, pasi jeta është e shkurtër.

“Ne mendojmë tepër shumë dhe ndjejmë tepët pak,”- shkroi ajo në njërin prej postimeve.

Ndërsa në një tjetër postim shkroi: “Jo çdo gjë e kemi përjetë. Njerëzit do ikin, koha do ikë, bota jonë do ndryshojë kohë pas kohe. Duajini të afërmit tuaj dhe njerëzit që Zoti ka sjellë në jetën tënde sepse një ditë do të jetosh me fjalën dikur… Bëje tani.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura