J&J ndalon shitjen e pudrës pluhur në të gjithë botën nga viti i ardhshëm

Aug 12, 2022 | 9:12
SHPËRNDAJE

Johnson & Johnson (J&J) do të ndalojë prodhimin dhe shitjen e pudrës pluhur në të gjithë botën nga viti i ardhshëm.

_126284711_68143acf-fa7f-42d9-b39e-31910b9d978c

BBC shkruan se ky njoftim vjen më shumë se dy vjet pasi gjigandi i kujdesit shëndetësor përfundoi shitjet e produktit në SHBA.

J&J përballet me dhjetëra mijëra padi nga gratë që pretendojnë se pluhuri i pudrës përmbante asbest dhe i shkaktoi atyre kancer ovarian.

Por kompania ka përsëritur dhe theksuar qëndrimin e saj se dekada punë kërkimesh të pavarura tregojnë se produkti është i sigurt për t’u përdorur.

J&J përsëriti qëndrimin se pudra pluhur për fëmijë është e sigurt për t’u përdorur:

“Pozicioni ynë për sigurinë e pluhurit tonë kozmetik mbetet i pandryshuar”.

“Ne qëndrojmë fort pas dekadave të analizave të pavarura shkencore nga ekspertë mjekësorë në mbarë botën që konfirmojnë se pluhuri i foshnjës Johnson me bazë talki është i sigurt, nuk përmban asbest dhe nuk shkakton kancer,” tha kompania.

Johnson’s Baby Powder është shitur për gati 130 vjet dhe është bërë një simbol i imazhit të kompanisë.

Pluhuri për fëmijë përdoret për parandalimin e skuqjes nga pelenayt dhe për përdorime kozmetike.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura