“Jetova për dy muaj me frikën se isha prekur nga kanceri i gjirit”- Xhensila Myrtezaj rrëfen eksperiencën e keqe: Ja simptomat që kisha

Oct 18, 2021 | 11:46
SHPËRNDAJE

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka rrëfyer për herë të parë se pas lindjes së vajzës, Ajkës, kishte simptoma që e bënë të dyshonte se vuante nga kanceri i gjirit. Meqënëse jemi në muajin “rozë”, artistja zgjodhi që të jepte një mesazh sensibilizues për të gjitha vajzat dhe gratë, duke ndarë historinë e saj.

xhensila myrtezaj (2)

Xhensila publikoi në Instagram një video, me anë të së cilës rrëfeu simptomat që e kishin bërë të dyshonte se ishte prekur nga kanceri i gjirit.

Dua të rrëfej një histori të vogël dhe dua të them që të gjitha jemi të barabarta në këtë luftë, askush nuk përjashtohet, kushdo qofsh! Pas lindjes së vajzës, dhe pasi mbaroi procesi i gjidhënies, kuptova që kishte diçka që nuk shkonte me trupin tim.

Më është dashur ta mbaj këtë gjë brenda vetës për dy muaj rresht, një frikë shumë e madhe nuk më lejonte ta ndaja me të tjerët këtë gjë, por ndërkohë më vriste edhe shumë ndërgjegjja që po bëja shumë gabim.

Sido që të ishte, duhej ta merrja vesh në radhë të parë dhe nëse kishte diçka që nuk shkonte, të luftoja. Besi më dërgoi menjëherë tek mjeku, dhe falë Zotit gjithçka ishte në rregull, ishin thjesht disa ciste që i dalin nënave pas gjidhënies.

Pavarësisht frikërave që ne kemi, pavarësisht gjithçkaje që mendojmë dhe çdo frike për t’u përballur në këtë situatë, duhet të gjejmë forcën dhe të kontrollohemi jo vetëm gjatë këtij muaji sensibilizimi, por gjatë gjithë vitit,”- rrëfeu Myrtezaj.

 

Këngëtarja shtoi se pas atij momenti, ajo bën check-up çdo 6 muaj dhe ekon morfologjike çdo 2-3 muaj për të qenë e qetë dhe për të vepruar në kohë nëse preket nga kanceri i gjirit.

Ndër të tjera, këngëtarja u sugjeroi të gjitha vajzave dhe grave që të bëjnë të njëjtën gjë për ta parandaluar atë që në fazat e hershme.

xhensila myrtezaj (7) xhensila myrtezaj (6) xhensila myrtezaj (3) xhensila myrtezaj (2) xhensila myrtezaj (1) xhensila myrtezaj (6) xhensila myrtezaj bes kallaku (6) xhensila myrtezaj bes kallaku (5) xhensila myrtezaj bes kallaku (4) xhensila myrtezaj bes kallaku (32) xhensila myrtezaj bes kallaku (31)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura