“Jeton në 2 shtëpi të padeklaruara”, PD i përgjigjet Lleshjat: S’e kupton dot qëndresën për banesat e ndërtuara me djersë

Oct 13, 2019 | 20:22
SHPËRNDAJE

Pas deklarates se bere pak minuta me pare nga minsitri i Brendshem Sander Lleshaj, ka reaguar PD.

Pas shoqerimit te Klevis Balliut ne polici se bashku me disa qytetare te cilet kane protestuar per banesat e tyre ne zonen e Astirit, Lleshaj u shpreh se PD po perdor femiljet.

Permes nje reagimi nga Gazmend Bardhi, PD i eshte pergjigjur ministrit Lleshaj, duke thene nder te tjera se ai nuk e kupton dot qendresen e banoreve, te cilet po mbrojne banesat e ndertuarta me djerse.bardhi

“Sander Lleshaj nuk mund ta kuptojë qendresën e burrave, grave dhe fëmijëve në mbrojtje të shtëpive të tyre nga fadroma e korrupsionit të shefit të tij Edi Rama, sepse Sandër Lleshaj nuk ka derdhur ndonjëherë djersë për shtëpinë e tij.

Ai jeton në dy shtëpi të padeklaruara. Për njërën ka marrë kredi të butë nga qeveria që në 2009 dhe, në mënyrë të paligjshme, nuk e ka përdorur deri në vitin 2018, sa janë të dhënat zyrtare.

Shtëpia tjetër ku Sandër Lleshaj jeton është në Lalz, por ajo nuk figuron askund. Të gjithë e dinë që ministri katil, që nxjerr policinë kundër grave dhe fëmijëve, por nuk lufton krimin, jeton sa pranë qendrës së Tiranës, aq në Gjirin e Lalzit, në shtëpi të padeklaruara.”, shprehet Bardhi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura