Jetimë budallallëqesh, rikthimi i normalitetit do të jetë “shpërthyes”

Mar 20, 2020 | 12:00
SHPËRNDAJE

Policia karantinë Gjoba. Ndalimi shëtitjes akti normativ koronavirus7

Nga Eni Dare

Të dielën shkova në një nga kioskat e lagjes dhe një burrë më tha se të nesërmen do ta mbyllte, se tani po që kishte frikë.

Por gjithashtu nuk harroi të me thoshte se në kioskën pak më tutje, “pronari” as që kishte ndërmend ti vinte drynin, sikur toka me qiellin të bashkoheshin.

Në lagjie   çdo thashethem është kthyer si në një legjendë, tek të cilat kam ndërmend të shkoj një ditë, pa harruar të marrë me vete një kulaç të bërë nga mami.

Tani që kujtohem, atij burrit të kioskës tjetër i kam blerë dikur një revistë, por tani dua ta shikoj nga afër, me një sy tjetër. Si nuk i paskam parë më herët cilësitë e tij kaq të veçanta. Siç duket nuk paskemi parë ç’kemi pasur përpara. As komshiun përballë, i cili sot më përshëndet nga ballkoni, si në filmat italianë. Vetëm u përshëndetëm me një ‘ç’kemi’ dhe ‘a je mirë’, besoj mjaftueshëm për të rifilluar një bisedë pas katër vitesh.

Pyes nëse shitja e gazetave nëpër kioska do të bjerë apo, nëse me kohën përpara për të lexuar dhe dëshirën për të dalë me çdo kusht nga shtëpia, do të shesin ndonjë gjë. Jeta mund të jetë shumë e çuditëshme. Nëse jo, shikoni si jemi tani, problemi i radhës është ‘ku do shkojmë për Pashkë’.

U kënaqa shumë edhe me Bukëpjekësin, një bisedë shumë emotive. Dola herët, ishim vetëm në të dy, dhe pikërisht aty më bëri një monolog a thua se takova Shekspirin. Më tha: “Mendoj se e kam për detyrë t’ju shërbej, se duhet të hani bukë, që të blini edhe ndonjë ëmbëlsirë, apo kruasan, që të paktën të duket sikur jemi në normalitet. Edhe mund ta mbyllja në fakt, por them se do ja dalim, se di ç’të them, është detyra jonë të jemi këtu”. Nënqesha se më kujtoi fjalinë e Çërçillit, se demokracia është njësoj si të ti bien derës natën e ta dish se është burri që sjell qumështin. Normaliteti është të zbresësh për bukën dhe të gjesh. Bukëpjekësi im është një një nga shtyllat e sistemit.

Në farmaci thonë, thonë se nuk ka as termometra, as xhel antibakterial duarsh, as dorashka kirurgjikale, por ka alkool. Në farmacinë afër punës, jam në listë pritje për doreza, maskë dhe alkool. Po punë e madhe, nëse kemi diçka tani, është që se kemi me vrap, kemi kohë. Madje, kemi filluar të duam gjëra që na e mbushin kohën.

Për shoqen time Arjeta më mirë mos flas fare. Para një muaji as që e ëndërronim se do e jetonim këtë. Me radion në sfond, televizorin ndez, pa zë, përfunduam duke folur se sa e thjeshtë dhe shpejt mund të “thyhet” ky normalitet. Nga e gjithë biseda me të më ngeli në mendje një fjali. Pasi mbaruam bisedat tona trashendente, por edhe biseda të natyrës sa herë kemi gabuar në jetë, si ka qenë jeta jonë më përpara, bëri timen fjalinë e saj “Paskemi qenë të lumtur, e nuk e paskemi dit mi En”.

Si përfundim i mbyllën dhe parukeritë. Me thënë të drejtën është bërë një “turli” me këtë temë, dhe po u zgjat shumë do përfundojmë të githë si The Flintstones”.  Ndoshta ende nuk e kemi vlerësuar në të gjitha detajet e saj të vogla. Jo për gjë, por kjo situatë mund të shkaktojë stres postraumatik në një vend që është kaq i fiksuar me perfeksionizmin e mjekrave dhe mustaqeve, kaq të shqetësuar për imazhin e tyre, përfshirë dhe mua, por në një aspekt tjetër.

Ndonjëherë mendoj për ata sportistë futbollist që janë mësuar të ndryshojnë flokët çdo 3 ditë, çdo bëjnë tani pasditeve? Po me ata që janë imazh publik dhe ne referent të imazhit të tyre, të tendencave të tyre, të modelit të tyre?

Jetimë budallallëqesh, rikthimi i normalitetit do të jetë “shpërthyes”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura