Jeta mes frikës në Bruksel përmes dëshmive, flet edhe një shqiptare

Nov 25, 2015 | 12:01
SHPËRNDAJE

Brukseli është në ditët e tij më të vështira, pasi jeta e qytetarëve është paralizuar për shkak të frikës nga sulmet terroriste, dhe teksa forca të shumta policie janë në rrugë dhe institucionet kryesore për të garantuar siguri.

Montrouge-2_3508125b

Por, për shumicën e njerëzve në Bruksel java e punës filloi me një përzierje mes frikës dhe zhgënjimit, pasi metrotë janë ende të mbyllura, njerëzve u është bërë apel që të qëndrojnë në shtëpi sa më shumë të mundin, dhe fëmijët do bëjnë pushim nga shkolla. Mes qytetarëve të shumtë nga e gjithë bota që jetojnë atje, ka edhe shqiptarë.

Njëra prej tyre ka folur për “Telegraph”, duke rrëfyer edhe ndjesitë mes të cilave po vijon jeta në Bruksel.

“Unë kam katër vjet që punoj këtu dhe kurrë nuk kam parë kaq pak njerëz në këtë vend”,- tha Sonia, shqiptarja që punon në një kafene me pamje nga sheshi i gjerë me kalldrëm i cili i ka tërhequr gjithmonë vizitorët nga e gjithë bota.

belg-GettyImages-4_3507754b

Teksa Karine Forel, një franceze që punon si përkthyese në Komisionin Evropian, tha se ajo dhe kolegët e saj kishin marrë të gjithë një SMS të dielën nga zyrtari i sigurisë në vendin e punës së saj që u thoshte të punonin nga shtëpia të hënën.

“Unë shkova këtë mëngjes për të marrë laptop tim nga puna. Zona përreth Komisionit ishte braktisur pothuajse, shumë pak makina apo njerëz në rrugë”,- tha ajo, duke dëshmuar qartë se si po vijon jeta në Bruksel, teksa terroristi Salah Abdeslam është ende në kërkim dhe tani në kërkim ndërkombëtar është shpallur edhe një tjetër person i rrezikshëm i cili është parë të ndihmojë terroristin Salah dy ditë pas masakrës në Paris.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura