Jeta mes famës, suksesit, alkoolit dhe drogës, Bojken Lako rrëfen si i mbijetoi varësisë ndaj lëndëve narkotike

Jan 25, 2020 | 9:45
SHPËRNDAJE

Bojken Lako është një nga këngëtarët më të suksesshëm në Shqipëri. Ai e ka nisur karrierën në fillim të viteve ’90 ku mori famë të madhe.

Por si një pjesë e madhe e artistëve nuk i rezistoi dot tendencës për të provuar lëndët narkotike.

Ndërsa suksesi i tij rritej, Bjoken tregoi se filloi të abuzonte me drogërat.

“Suksesi nuk është i mirë kur nuk e mban dot. Dhe unë kam pasur momente kur suksesi më ka prishur punë, më ka mbajtur mbrapa. Suksesi krijon një lloj vetëkënaqësie që më pas mund ta lëshosh veten. Nuk besoj se më ndryshonte karakterin, sepse ai formohet që në moshë më të hershme, është pjesë edukatës.

E vetmja gjë që më ka prishur punë me suksesin është abuzimi me drogërat dhe alkoolin. Suksesi i atyre viteve filloi të më bënte të kisha një jetë të dyfishtë. Edhe pse në ato momente kam punuar shumë, por nuk është njësoj sikur e bën kur je i kthjellët. Është diçka mes një ngërçi,”– tha ai i ftuar në emisionin “Historia ime” në TV Klan.

Rokeri tregoi se shumë miq të tij nuk kanë arritur të dalin dot nga kjo situatë por ai vetë i mbijetoi varësisë ndaj lëndëve narkotike.

Bojken u shpreh se nisi fillimisht si lojë por kaloi 4 vite të jetës së tij duke pirë drogë.

Ndërsa hoqi dorë nga përdorimi i tyre në vitin 2004.

“Nuk dua ta jap si mesazh sepse kam shumë miq dhe shokë që kanë dalë nga kjo situatë, por kam dhe shumë njerëz, familjarë që na dëgjojnë qe mund të kenë pasur fatkeqësi të mëdha nga kjo gjë që nuk shlyhen ndonjëherë. Ajo është pak si lojë, unë kam qenë në Amerikë në vitet 2000, ku për disa nga stilmulantët e ndryshëm thuhet që këtë nuk duhet ta provosh kurrë sepse patjetër që krijohet varësi. Varësia krijohet në mënyra të ndryshme. Megjithatë ata që më njohin e dinë se kanë qenë dhe vitet e para dhe ajo pjesa e abuzimit lidhet dhe me modën, ose si brezi i ndryshimit të sistemeve, asaj lirisë që na ka munguar deri në 15 vjeç, se aq kam qenë kur ka ndryshuar sistemi. Ishte fiks ajo periudha e adoleshencës që nuk i shpëtoje dot asaj gjëje. E kam bërë të punë me vetëdije dhe me qejf. Tani që e shoh nga larg mendoj se ishte një lloj varësie dhe kjo ishte justifikim. Megjithatë mbase varësi jo e madhe, 4 vite të jetës më kanë ikur në atë loj pellgu dhe për dikë mund të ketë rezultuar pak më e dhimbshme,”- shtoi Bojken.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura