Jeta luksoze e dy motrave shqiptare në SHBA, policja merrej me drogë

Mar 20, 2016 | 7:57
SHPËRNDAJE

Dy motra shqiptare që jetojnë në SHBA kanë dalë para gjykatës pasi akuzohen për trafik droge. Jonida, 28 vjeçe dhe Denisa Aliçka, 26 vjeçe, u arrestuan të martën pasi policia kontrolloi apartamentet e tyre.

alickajonidajpg-4444cdbf893c7cbd
Jonida Alicka

Sipas gjykatëses  dy motrat nuk janë organizatoret e trafikut të drogës por pjesëmarrëse.

Në gjykatë u ilustrua jeta luksoze e tyre, e cila përfshin apartamente të shtrenjta, udhëtime luksi në Maimi dhe Los Angeles si dhe makina të shtrenjta. Prokurorja e përshkroi jetën e tyre si “ekstravagante”

Agjenti special i FBI-së, David Gardner dëshmoi se të dy motrat ishin pjesë e trafikimit të 20 kg MDMA dhe marijuanë nga Kanadaja në Cleverland. Nga shitja e drogës MDMA ato kanë fituar mesatarisht 40 dollarë për kg.

Autoritetet amerikane kanë hetuar çështjen që prej shtatorit dhe kanë bashkëpunuar me dëshmitarë dhe kanë përgjuar telefonata.

Mes të akuzuarve është dhe Rinald Turhani, i dashuri i Denisa Aliçkës dhe biznesmeni Leka Konini, të cilët janë arrestuar.

Denisa Alicka
Denisa Alicka

Nëse dy motrat do të shpallen fajtore, ato rrezikojnë të paktën 10 vite burg. Motrat Aliçka kanë lindur në Shqipëri dhe kanë emigruar në SHBA në vitin 2000.

Në gjyq ishte i pranishëm dhe i dashuri i Jonida Aliçkës, Stephen Vozar, i dënuar për trafik kokaine. Jonida gjatë seancës dëgjimore qëndroi me kokë ulur.

Ajo punonte një ditë në javë si oficere rezervë e Policisë në Linndale. Agjenci i FBI-së tha se ajo ka bërë disa marrëveshje për trafikimin e drogës gjatë kohës që mbante veshur uniformën e policisë. Ajo u pushua pas arrestimit.

Motrat Aliçka dhe bashkëpunëtorët e tyre kërcënonin dhe intimidonin njerëzit të cilëve u shisni drogë. Madje Turhani ka rrahur një person për shkak të borxhit që i kishte. Ai e godit aq shumë me grusht në fytyrë shpërndarësin e drogës sa që dhëmbi i doli përtej buzës.

Të dy motrat bënin një jetë luksoze dhe blinin bileta udhëtimi të minutës së fundit kur çmimi i tyre është mjaft i shtrenjtë. Denisa Aliçka çdo muaj paguante qira për apartamentin e saj 1 235 dollarë.

Turhani, Konin dhe Denisa Aliçka u arrestuan në dhjetor pasi policia e Los Angeles kapi Koninin me një çantë me rreth 10 kg MDMA.

Turhani, Konini dhe Denisa Aliçka u arrestuan fillimisht në dhjetor pasi Konini u kap me 10 kg MDMA, por akuzat u tërhoqën ndërsa hetimet vazhduan.

Pjesë e hetimeve është dhe ish-i dashuri i Jonida Aliçkës, Fabian Mihaj. Ai besohet se ndodhet në Toronto dhe dyshohet si i përfshirë në trafikun e drogës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura