Jeta luksoze e djalit të kryeplakut, makina të shtrenjta, para dhe flori

Jan 11, 2016 | 8:55
SHPËRNDAJE

“Euro, lekë, drogë, armë, thika dhe bixhoz.” Kështu mund të përshkruhet aksioni i policisë në fshatin Podgorie, ku u arrestua një i ri 26-vjeç dhe u shpall në kërkim babai tij, që është edhe kryeplaku i fshatit.

11954558_539533672868546_8186319993366909519_n
Orlind Pelinci

I arrestuari është Orlind Pelinci, ndërsa Arben Pelinci, 44 vjeç është i shpalluri në kërkim. Ky i fundit rezulton dhe me precedentë të mëparshëm penalë, për “vrasje me dashje” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Arben Pilinci
Arben Pilinci

Gjatë kontrollit në lokalin të Orlin Pelincit, në fshatin Podgorie, në automjetin tip “Ford” me targa AA 450 CA, si edhe në banesën e tij, policia gjeti një pistoletë TT dhe 1.7 kg kanabis si dhe një shumë prej 6 500 euro.

11256861_497864383702142_4704371278681163414_n

Në fotot e publikuara prej 26-vjeçarit në Facebook, ai shfaqet me makina të shtrenjta, bizhuteri prej flori, para dhe drogë. Disa prej fotove janë bërë dhe me makinë “Hammer” të sekuestruar nga policia.

12143175_555793627909217_776666841954762148_n

Të sekuestruara si provë materiale nga policia:

  • 1 kg e 70 gr. lëndë e dyshuar narkotike  Cannabis Sattiva,
  • 1 armë zjarri pistoletë TT me nr 13034562 ,me krëhër me 6 fishekë,
  • 32 fishekë luftarakë, të  kalibrit  9 mm,
  • 8 fishekë luftarakë, të kalibrit 7.62 mm,
  • 10  kapsolla detonatore,
  • 4 thika,
  • 1 automjet  tip “Ford” me targa AA 450 CA,
  • 1 automjet  tip “Haner” me targa AA 111 JZ,
  • 6500 Euro, 200 000 lekë,
  • 1 aparat metal kërkues, ngjyrë i gjelbër,
  • 1 tavolinë pokeri, me 2 kuti me fisha.
  • 10734109_390785331076715_7514406571614231216_n
  • 11817281_524026644419249_7223493637777529836_n 11403098_692066134272702_3785075500213446514_n 1384301_295499220605327_2053469297_n 10696188_381001268721788_1915176693174875761_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura