“Jeta ime po ecën me shpejtësi, bëra një gabim në ndeshje”, Kumbulla pas dramës që i shkaktoi Milanit: Të shënoj e kam patur gjithmonë këshillë

Oct 26, 2020 | 23:56
SHPËRNDAJE

Heroi i ditëve të fundit të Romës Marash Kumbulla u tregua i sinqertë pasi arriti t’i siguronte ekipit të tij një barazim jetik ndaj Milanit në “San Siro”. Për “Sky Sports”, pranoi se duhet të përmirësohet në aspektin mbrojtës duke patur parasysh dy golat e parë të pësuar nga Roma.
ibrahimovic.milan.tacco.kumbulla.roma.2020.21.750x450

Ai shtoi meritë për rritjen e tij si futbollist ka trajneri i Veronës Marko Juriç, i cili i dha mundësinë të zhvillonte sezonin e parë si lojtar profesionist në edicionin e kaluar.

“Topi erdhi mjaft mirë në zonë dhe ishte më e lehtë për mua të shënoja. Mund të përmirësohem akoma. Bëra një gabim dhe mund ta shmangia në fushë, por fatmirësisht ia dola të shënoja. Gjithmonë kam luajtur në prapavijë, por këtë këshillë për të shfrytëzuar rastet për të shënuar e kam patur gjithmonë. Jeta ime po ecën me shpejtësi, meritë të madhe ka Verona dhe trajneri Juriç. AI më ka dhënë menjëherë bësim. Jam rritur dhe dua të ndihmoj Romën. Mendova se topi do të vinte drejt meje dhe shkova drejt shtyllës së dytë”, deklaroi Marash Kumbulla, i cili është kthyer me të drejtë në lojtarin e preferuar të Romës teksa shënoi dy gola jetik për verdhekuqtë në dy takimet e fundit ndaj Jang Boisit (1-2) në Ligën e Europës dhe Milanit (3-3) në kampionat.

STATISTIKA/ Kumbulla “vret” euforinë e Milanit, ja si u paraqit në fushë ndaj “Djallit” futbollisti shqiptar i momentit

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura