“Jeta ime ndryshoi rrënjësisht para 8 vitesh”, Jonida Maliqi uron djalin për ditëlindje: U bekova me ty, je frika që më kaplon çdo ditë

Dec 24, 2019 | 12:32
SHPËRNDAJE

Djali i Jonida Maliqit mbush sot 8-vjeç. Vitet kanë kaluar shpejt që kur ai erdhi në jetë.

jonida-maliqi3

Për këngëtaren jeta e saj ndryshoi rrënjësisht.

Në urimin për vogëlushin e saj, Jonida shprehet se nuk ka fjalë që e përshkruan ndjesë kur Dan ishte brenda trupit të saj dhe momentin kur e preku për herë të parë.

Jonida shkruan se ai është ekzistenca e saj dhe frika më e madhe që më kaplon në çdo moment të ditës.

jonida-maliqi

“Para 8 vitesh, jeta ime ndryshoi rrënjësisht sepse u bekova me ty dashuria ime. Fjalët nuk e përshkruajnë dot ndjesinë kur të kisha pjesë të trupit tim e aq më shumë momentin kur të pashë e te preka për të parën herë.

Ti je ekzistenca ime, dashuria, dhimbja, lumturia dhe frika me e madhe qe me kaplon ne çdo moment te ditës❤️?Zoti qofte përherë pranë teje siç jemi ne familja jote engjëlli im Dan!”- shkroi ajo.

Ndërsa postimin e shoqëroi me një foto kur ishte shtatzënë.

 

jonida-maliqi2 jonida-maliqi1

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura