“Jeta është e shtrenjtë, e pa kthyeshme”, në ditën me rekordin më të lartë të të infektuarve, shefi i Urgjencës del me këtë thirrje të fortë

| 13:01
SHPËRNDAJE

brataj shenja covid

Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, i drejtohet qytetarëve të respektojnë katër rregulla thelbësore në luftën kundër koronavirusit.

Në një postim në rrjetet sociale, në një kohë që sot u thye një tjetër rekord i shifrave të të infektuarve, Brataj shkruan se “jeta e të gjithëve është në dorën tënde”

“Mos lejo, të mos lejojmë që jetët tona të kërcënohen, jetët tona të humbasin për katër rregulla”, shkruan ai.

POSTIMI I PLOTE

Shqipëtar kudo ndodhesh !!

Jeta është e shtrenjtë, jeta është e pa kthyeshme, jeta jote është e lidhur me jetën e familjes tënde, jeta jote është e lidhur me jetën e miqve dhe shokëve të tu, jeta jote është e lidhur me jetën time, jeta e të gjithëve është në dorën tënde! Mos lejo, të mos lejojmë që jetët tona të kërcënohen, jetët tona të humbasin për katër rregulla:

1. Mbaj maskën në ambientet e mbyllura
2. Mbaj distancën 1.5 metër
3. Zbato rregullat e higjenës
4. Mos lejo të tjerët ti shkelin këto rregulla

Dr. Skender Brataj

Te lidhura



Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.