“Jerusalemi ynë”, Ndrenika flet për mbrojtjen e tokës së Teatrit: Kur isha drejtor…

May 8, 2018 | 9:34
SHPËRNDAJE

Robert Ndrenika bëri edhe një herë thirrje për mbrojtjen e truallit të Teatrit Kombëtar. Nëse për ndërtimin ose jo të një godine të re ka vend për diskutim, Ndrenika është i palëkundur, që duhet mbrojtur me patjetër toka.

ndrenika teatri

Mes duartrokitjesh të gjata, aktori i madh u ngjit në skenë. Edhe një herë, ai ndau me të pranishmit mendime që i ka shprehur edhe më herët. Ai falënderoi deputetët e pranishëm që ishin aty për “t’u qarë hallin”.

“Hë për hë, është ende në diskutim të prishet apo jo, hë për hë është në diskutim edhe ai projekti i danezit që më tregoi kryetari i bashkisë dhe që u prezantua edhe në Kryeministri dhe që e pëlqeva. Por ama, i dhashë porositë e mia. I thashë, që unë mund të them fjalë të mira, por më parë duhet të konsultohesh me komunitetin artistik dhe arkitektët.

Më tha: “Po, mos ki merak!” Me sa di unë, nuk e ka bërë këtë. Një arkitekt më tha: “Robert ai nuk vlen as për Teatër të Lezhës, jo më si Teatër Kombëtar”. Por unë, si minimalist që kam qenë tërë jetën, e pranova. Duhet të jenë në diskutim edhe prishja dhe mosprishja dhe ndërtesa e re. Shpeshherë them të bëhet një teatër i ri që të rrojë 500 vjet, megjithatë, unë mendoj, ajo që është më e shenjta këtu, në këtë teatër, është toka.

ndrenika teatri

E kam thënë, që ky është Jerusalemi ynë, që duan ta mbysnin kryqëzatat që kanë mbetur. Dikur isha drejtor Teatri, një koleg më thoshte ta privatizojmë tokën e Teatrit, meqë të gjitha u privatizuan, si i morën studiot piktorët e skulptorët.

Një drejtor tjetër që erdhi pas meje, donte ta bënte me ligj që toka e Teatrit është me tapi e Teatrit, kjo nuk u pranua se nuk donte Fatos Nano, tani ne që kemi 70-80 vjet këtu, që me familjet e Sandër Prosit, Prokop Mimës, Loro Kovaçit, nuk është gjynah të vijnë 3-4 biznesmenë e ta marrin pa para e ta shesin 10 mijë euro metrin katror?! Kjo nuk ka logjikë, ndaj ne të mbrojmë tokën e këtij Teatri se është e jona, është e komunitetit”, tha aktori, i cili ka qenë vazhdimisht i pranishëm në takimet e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar.

protesta teatri 3

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura