“Jepu nga 20 mijë lekë dhe të ikin me vrap”, zbardhen përgjimet e policit dhe trafikantëve të kanabisit në Tepelenë

SHPËRNDAJE

Gjykata për Krimet e Rënda ka qenë e bindur se grupi i kultivuesve të kanabisit në fshatin Bylysh të Tepelenës qe iu kap 1.2 ton drogë kishte përkrahjen e punonjësit të policisë Gani Abazi. Sipas gjykatës, ish-shefi i rendit në Tepelenë mbante kontakte të drejtpërdrejta me prodhuesit e drogës duke marrë fitime në shkëmbim të lejimit të veprimtarisë kriminale.

Në dosjen e siguruar nga “ABC News” gjykata veçon disa biseda, që sipas saj, hedhin dritë mbi inkriminimin e punonjësit të policisë, të dënuar me 8 vjet burg për këtë fakt. E tillë ishte ajo e datës 20 korrik 2016, ku i pandehuri Besim Zika komunikon me një shtetas me emrin Muharrem.

+466: Sa marrin këto, sa ke llafosur gjë ti, do ju thuash gjë ti a, qysh tek a. Tu them unë sa doni.

Besim Zika (+581):  Po pyeti ore, si e kanë ata me kile apo.

+466: Po se di fare unë ndaj po them, ke llafosur gjë ti.

Besim Zika (+581):– Jo po s’kam folur unë ca fola, Festimi u mor me to, po unë s’kisha bimë që të merresha tamam me kile. Mbarove ti?

+466: Ja dua edhe nga gjysëm ore.

Besim Zika (+581): Po ca, jepu nga 20 mijë lekë dhe të ikin me vrap dhe të thonë edhe falemnderit.

Në të njëjtën ditë, Besim Zika është telefonuar nga një numër tjetër dhe në thelbin e bisedës ka qenë pagesat që garantonin paprekshmërinë e drogës.

809: Po mirë o, i do tani ai kur i do, i do në fund , ca thote ai m..,

Besim Zika: Po s’më ka kërkuar gjë mua ai o jo, nuk më ka thënë gjë, po…

809: Po ai i kishte thënë që t’më nxjerri, gruas 700 mijë lekë o,

Besim Zika: Kur i kishtë thënë,

809: Ja o tani,

Besim Zika:  Nuk e di unë, i tha Muharremit ke kaq rrënjë, unë jam me Muharremin dhe me atë o, tani lëviza një cik, i tha Muharremit unë do ti ç’kul të madhen i tha, të voglën e ke korrur e ta gëzosh, ta hash i tha. O do më japësh 1200 euro tha se e di sa numra ke t‘atyre. Se kush i ngatron kto punë ktu, e dinte edhe sa rrënjë të mëdha kishte Muharremi, une si di kaloj aty e nuk i di, edhe sa të mëdha e të vogla,

809: Ore kish vajtur te Loni ai, kish vajtur te Loni,

Besim Zika: Po unë Lonin k’tu e kisha tani,

809: Dëgjon o,

Besim Zika: Hee,

809: Kish vajt te Loni ai:

Besim Zika:  Po,

809: E i kish thënë dua 700 mijë lekë o,

Besim Zika: Po mirë o t’ja japim,

809: Po mirë o në qoftë se i do tani ai tja japim, po mos na lodh by… sa herë të vij në Bylysh ai të kërkojë nga 700 mijë nga 700 mijë, po i do t’ja japim ore, t’i japim një miljon a dy, tre , katër, pesë miljon mos na lodh by.. sa hërë të vij në Bylysh t’kërkoj para ai m…

Ndërsa në bisedën e 2 shtatorit 2018 emri i Ganiut përmendet nga dy të pandehurit Besim Zika e Festim Rona.

842 – Merre një çikë Ganiun urgjent tha ai.

Besim Zika: Kë?

842 – Ganiun, Ganiun, atë policin.

Besim Zika: Pse ?

842 – Nuk e di, thuaji Besos të më marrë urgjent tha se s’po ma hap telefonin.

Besim Zika: Po pse ore ma ngrive gjakun u i q… nënën.

Katër të pandehurit e dosjes janë dënuar nga Shkalla e Parë e Krimeve me nga 8 dhe 9 vjet burg për “kultivim të kanabisit”, në formën e grupit të strukturuar kriminal, dënim që e kanë ankimuar në Apel. /abcnews.al

Te lidhura

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.