Jep dorëheqjen kryeministri francez, Macron zgjedh zëvendësuesin. Detajet

Jul 3, 2020 | 13:42
SHPËRNDAJE

CA9ECF25-82AF-4DCE-8E46-E61192DA24C9_w1023_r1_s

Kryeministri francez, Edouard Philippe, ka dhënë dorëheqjen përpara se të ndodhë një riorganizim i qeverisë nga presidenti, Emmanuel Macron.

Pallati Elysee tha përmes një deklarate se, kryeministri Philippe do të vazhdojë të ushtrojë funksionin derisa të emërohet një kabinet i ri qeveritar.

Ashtu si pritej Macron ka caktuar kryeministrin e ri, qe do te beje edhe organizimin per kabinetin qeveritar. I zgjedhuri eshte kryetari i qendres se djathtë, Jean Castex.

Castex, 55 vjeç, është pak i njohur në Francë, por ai ka luajtur një rol kryesor në reagimin e qeverisë ndaj pandemisë Covid-19. franca

Masa e Macronit, për të “freskuar” qeverinë e tij, vjen pasi partia e tij, shënoi humbje në zgjedhjet lokale.

Vëzhguesit thonë se do të ishte një bixhoz politik për Macronin nëse e zëvendëson Philippen, i cili është më i popullarizuar në publik se vetë presidenti./REL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura