Jep dorëheqjen ministri i Shëndetësisë në Kosovë, i kritikuar për menaxhimin jo të mirë të sektorit

Oct 6, 2022 | 18:36
SHPËRNDAJE

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Rifat Latifi, ka dhënë dorëheqjen të enjten, raporton Koha.net.

rifat-latifi

Latifi, që prej emërimit në detyrë është kritikuar për menaxhim jo të mirë të këtij sektori.

Së fundi, kryeministri Kurti themeloi edhe një Komision për shëndetësinë, të cilin e udhëheq vetë dhe ku u komentua edhe si mosbesim ndaj punës së Latifit.

Latifi ishte emëruar më 16 nëntor të vitit të shkuar, duke e zëvendësuar Arben Vitinë që kishte konkurruar për kryetar të Prishtinës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura