Jennifer Aniston i kërkon llogari ish-bashkëshortit: “Pse nuk më ndjek në Instagram?”

Oct 23, 2019 | 14:18
SHPËRNDAJE

Ka vetëm një javë që aktorja e njohur Jennifer Aniston hapi llogari në ‘Instagram’. Ajo bëri ‘namin’ duke arritu vetëm në kaq pak ditë numër rekord ndjekësish, më shumë se 15 milionë.

Por aktorja ka një problem! Aniston i ka kërkuar ‘llogari’ ish-bashkëshortit, Justin Thereoux, se pse ai nuk e ka ndjekur në ‘Instagram’.

Aktori ka thënë në një intervistë për ‘ETonlie’ se Jennifer është vendosur në kontakt me të përmes mesazheve në telefon.

Më pyeti: Pse nuk më ke ndjekur? Unë i thashë: Sigurisht që të ndoqa! Ajo më shkroi: Jo nuk e ke bërë!”. Ajo ishte betuar që s’do ta bënte (të hapte Instagram), por e bëri. Jam shumë krenar për të, mendoj se bëri shumë mirë. Bota do të mësojë kështu se sa grua zbavitëse që është. Ajo do të jetë e jashtëzakonshme në Instagram”, ka thënë 48 vjeçari.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura