Jeni të rënë psikologjikisht? 13 këshilla që ju vijnë në ndihmë. Flet mjekja spikiatre

SHPËRNDAJE

Përtoj të çohem nga krevati, nuk kam oreks për asgjë, mos më flisni, s’kam durim. Shumë herë, jeta na duket si një mal me të mira dhe të këqija dhe ne ndihemi të pafuqishëm për të reaguar.

irena

Vjen një çast që disa njerëz nuk i durojnë dot këto ulje-ngritje dhe ndihen në gjendje depresioni.

Por me gjithë këto, jeta në shekullin XXI mund të bëhet interesante, në qoftë se ne do të dimë ta organizojmë mirë. Nëse ndiheni të rënë shpirtërisht, ndiqni disa nga metodat e mëposhtme.

Bëni diçka

Në qoftë se do të vërtiteni në shtëpi duke u ankuar për fatin tuaj, kjo është mënyra që ju çon drejt depresionit. Zgjidhja? Dilni nga shtëpia, nuk ka rëndësi se ku do të shkoni, mjafton të bëni diçka. Çfarë mund të bëni? Një shëtitje në rrugë, nëpër dyqane ose vizitë te një njeriu juaj i afërt. Nxisni vullnetin tuaj për të marrë pjesë në aktivitete që ju japin kënaqësi.

Programoni ditën

Filloni të shkruani një program ditor, i cili të përmbajë detyrimet tuaja ditore, por edhe argëtimin ditor. Në fillim, mund t’ju duket e vështirë për ta realizuar, por përpjekja do të jetë ajo që do t’ju sjellë rezultate.

Jepini fund keqardhjes ndaj vetes

Që të ndiheni të mërzitur, është normale, vetëm se duhet që problemet tj&7 cilat mund të dalin në jetë, të shihen me përmasat reale.

Duhet të kuptoni që ndjenjat e këqija janë të përkohshme, kështu që nuk ekziston asnjë arsye t’ju vijë keq për veten. Kjo do t’ju mërziste më shumë.

Stop të qarat

Në qoftë se gjatë të folurit për problemet tuaja keni nevojë të qani, mos e mundoni vetën për të kundërtën.

Të qarët është një mënyrë e mrekullueshme për të nxjerrë mërzitjen, por duhet të keni të qartë arsyen përse qani, këshillohet të ndërprisni të qarët nëse bëhet e përditshme dhe nëse është një mënyrë e vazhdueshme e shprehjes së keqardhjes ndaj vetes.

Mendoni diçka të këndshme

Kur gjendja juaj shpirtërore është e keqe, është e qartë që asgjë nuk duket e këndshme. Kështu, përpiquni të kujtoni diçka nga e kaluara, që ju ka sjellë kënaqësi.

Ndërkohë, është e qartë që një mbresë thjesht nga e kaluara nuk mund t’ju rregullojë gjendjen shpirtërore, prandaj përpiquni që ta vini në praktikë (pra të mos mbetet thjesht si mbresë). Përpiquni të zbuloni edhe ndjenjat e vogla të kënaqësisë që mund të ndjeni.

Gjeni zgjidhje

Shpeshherë, gjetja e thelbit të problemit na e lehtëson inatin, nervat dhe mërzitjen. Kur të kuptoni se cili është problemi, atëherë do të mundeni të gjeni dhe mënyrat për ta përballuar atë.

Përpiquni të jeni sa më elastik

Kur jemi fëmije dhe adoleshentë, ideja që formojmë për botën dhe për jetën është e ndryshme nga ajo që ekziston në të vërtetë. Në qoftë se vazhdoni të ndiqni ëndrrat, kjo mund t’ju çojë drejt rënies psikologjike. Kur ndjeni se keni arritur kulmin e padurimit dhe të pafuqisë suaj, mirë është të përshtateni dhe të pranoni realitetin ashtu sikurse është.

Bëni gjimnastikë

Ushtrimet fizike ndihmojnë pozitivisht në përmirësimin e gjendjes psikologjike dhe largimin e mërzitjes. Ky konkluzion është arritur pas shumë studimesh bashkëkohore. Gjithashtu, gjimnastika do t’ju ndihmonte më shumë për të flakur stresin.

Bëni një test për zbulimin e së vërtetës

Shpeshherë, ballafaqimi i mendimit tuaj me realitetin do t’ju bëj që të kuptoni se sa gabim mendonit dhe ndoshta sa gabim vepruat. P.sh., nëse dyshoni se bashkëshorti apo bashkëshortja ju tradhton, atëherë bisedoni me të, shprehni ndjenjat, mendimet dhe arsyet përse mendoni kështu. Ka shumë mundësi që të zbuloni se dyshimet tuaja mund të jenë të pabaza.

Zgjidhni të bëni diçka të rëndomtë, p.sh. një punë të thjeshtë fizike

Është më e mira që mund të bëni për të harruar qoftë edhe pak problemin tuaj. Zgjidhni diçka të lehtë si p.sh., vendosni të lani pllakat e banjës një nga një me furçë. Pra, vendosni dhe bëjeni.

Qetësohuni, nëse dyshoni se shkaku i problemit tuaj është lodhja dhe ankthi. Çlodhuni duke bërë një dush me ujë të ngrohtë. Kërkojini bashkëshortit ose bashkëshortes një masazh të mirë, në fund të fundit nuk keni çfarë të humbisni.

Mos merrni vendime të vështira në këtë periudhë. Nuk mund të bazoheni në logjikën tuaj kur jeni të rënë psikologjikisht, sepse në këtë periudhë tendenca është për t’i parë gjërat negativisht dhe si rrjedhim vendimet mund të jenë jo të drejta. Çfarë duhet bërë? Merrini vendimet në një moment të dytë.

Qëndroni larg frigoriferit. Duke ngrënë pa masë dhjetëra gjëra të vogla, do të ndiheni mirë për një çast, por ama silueta juaj do të dëmtohet, dëmtime që mund të jenë të vështira për t’u ndrequr. Që të kalohet një gjendje mërzie, duhet të bëni aktivitete dhe të largoni mendimet negative.

Te lidhura


Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.