“Jeni të gjithë të ngatërruar”, Rama i kthehet keq komentuesit: Ti më merr të keqen mua se…

Oct 19, 2017 | 18:01
SHPËRNDAJE

Kryeministri Rama ka përshëndetur shkarkimin e disa prej drejtuesve të policisë në Qarkun e Elbasanit nga Haki Çako. Por kjo nuk është pritur aspak mirë nga ndjekësit e tij në ‘facebook’ të cilët kanë shpërthyer në lumë kritikash dhe akuzash.

zani rama

Kryeministri nuk ka qëndruar indiferent duke iu kthyer përgjigje disave prej tyre.

Konkretisht njëri prej komentuesve i shkruan Ramës se ju jeni të gjithë të ngatërruar dhe kështu po i jepni mesazhe të shëmtuara Shqipërisë.

E ndërsa kryeministri i Përgjigjet:

“Ti Zani me merr te keqen mua, se po te ishim te tere njesoj kete lufte qe kemi hapur ne ka kater vjet do e kishin hapur te tjeret qe sot bertasin si hajduti qe therret kapeni hajdutin!…”

zani

Ndërsa një tejtër komentuese duket sikur kërkon ta vëjë para përgjegjësisë duke e pyetur se si është e mundër që ju jeni kryeminsistër dhe më parë informohet Berisha nga prokuroria se ju? Ajo i kërkon që të justifikojë votuesit.

rama koment

Jeta Ban: Je kryeminister O Rama ke 74 deputet si mo raporton prokurori tek berisha dhe jo tek ti i merr videot ai dhe ta shantazhon nje polici te tere Dil e justifiko votusit e tu te pakten se po le nam

Rama: Per cfare flet Jeta Ban se s’po te marr vesh cfare lidhje kane 74 votat me pyetjen tende?! Ndersa votuesve mos u qaj hallin se nuk kane nevoje per justifikime se i kane syte ne balle veshet ne vend dhe trurin ne pune.

“Kaq ishte teatri, ti nuk je ndryshe”, Rama i kthehet qytetarit: Po ku ke parë ti…

Komentuesit nuk i ndahen kryeministrit Rama me ankesa dhe akuza. Pas skandalit te pergjimeve te Habiljave ne Itali qe implikonin ish-ministrin Tahiri dhe reagimit te kryeministrit per levizjen me te re te opozites pas tryezes se djeshme, komentuesit e akuzojne se ai nuk eshte ndryshe dhe nuk beri ate per te cilen i votua, te vinte drejtesi ne vend.

rama11

Komentuesi: Po pra se vete e perkedhel Lulushin ! Nuk e kam armik, madje as kundershtar… Ai n’a gjuajti si te ishim zogj ne 21 Janar dhe s’i hyri nje gjemb ! Duroje tani kur flet si femije i lumtur, sikur i ra llotaria! Ke pas aq vota nga populli dhe ne parlament sa te beje drejtesi dhe kaluar drejtesise… Me pak fjale nuk je ndryshe, kaq ishte teatri! Mba Lulushin dhe Salen ! P.S. Mos u lodh kot per te gjetur gabime drejtshkrimore. Fillo te tregosh me fakte qe je ne anen e qytetareve, e atyre qe te kane mbeshtetur ne dite te veshtira, jo atyre qe po te rrethojne tani si mizat rreth m jaltit !

Rama: Se ne cilin krah jam une ti Arber nuk mbeta te ta tregoj ty sot dhe nese ti s’e ke kuptuar keqardhje nga ana ime, po me keq me vjen qe nuk e paske marr vesh qe ate Reformen ne Drejtesi dhe Vetingun prandaj i desha sa luftova kater vjet bashke me ty, nderkohe qe ti me thua te kisha vene drejtesi me vota! Po ku ke pare ti te vihet drejtesia me vota ne demokraci o Arber, drejtesine e ve pushteti gjyqesor jo votat se s’jemi ne komunizem akoma? Hajde Arber hajde, keshtu si i kupton ti keto gjera te thjeshta normal pastaj qe te duken te tere njesoj…

rama

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura