“Jeni seli e opozitës”, Meta i përgjigjet akuzës së Ramës: Boll e lënduat popullin, nuk ka asnjë kandidat për diktator që…

Jul 16, 2020 | 13:55
SHPËRNDAJE

Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur sot akuzës që përmend shpesh kryeministri Edi Rama, se institucioni i Presidencës është kthyer në seli të opozitës.

Meta ka kujtuar qëndrimin e Ramës kur ishte në opozitë për mos prekjen e Kushtetutës as në gusht e as në shtator me nxitim si të ishin duke arnuar mëngët e një xhakete.

Ndërsa duke folur për Kuvendin aktual, dhe largimit të opozitës nga Parlamenti, djegies së mandateve, Meta tha se ai nuk zgjedh fatin e askujt, por ai që flet në emër të popullit, e bën “nga marrësia ose probleme të tjera”.

“Mbështes qëndrimet vizionare dhe të përgjegjshme të Ramës që i kam postuar, ku ai shprehet se ishte gabim serioz ndryshimi i kushtetutës në 2008, edhe pse parlamenti ishte legjitim, dhe që një gabim i tillë nuk do ndodhte kurrë.

Tani mendoni ju në një Kuvend me 122 deputetë formalisht, ku 40 deputetë për fajin e tyre, se nga dëshira e madhe që i përzunë të opozitës duan ti zëvendësojnë me shpejtësi se mos ndodh ndonjë gjë dhe ata kthehen, unë nuk e zgjedh fatin e askujt, secili e zgjedh vetë, por që dikush të marrë guximin e të flasë në emër të popullit, e bwn ose nga marrëzia ose nga probleme të tjera, por kjo nuk vjen nga Kushtetuta.

Boll e kanë lënduar Kushtetutën, boll e kanw lwnduar popullin, boll kanë folur në emër të tij, nuk ka asnjë kandidat për diktator e asnjw kandidat që flet në emër të popullit, populli flet vetë, me referendum ose me parlament të ligjshëm.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura