“Jeni rëndë. Kryeministri ka një agjendë, se kur vjen në Parlament e cakton vetë”- Balla pyetet ku ndodhet Rama: Për ne “McGonigal” nuk është çështje

Feb 2, 2023 | 13:32
SHPËRNDAJE

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla u mundua të justifikojë mungesën e kryeministrit Edi Rama në seancën parlamentare të 2 shkurtit, ku ishte thirrur për interpelancë lidhur me skandalin “McGonigal”.

Duke theksuar se për mazhorancën kjo nuk është një çështje, Balla tha se kryeministri ka një agjendë dhe se kur vjen në Kuvend e cakton vetë. Ndërkohë që për gazetarët, tha se “jeni rëndë” dhe se ata duhet “të merreni me çështjet që shqetësojnë qytetarët”.

Taulant Balla: Kjo ishte një seancë që cdo qytetar e kupton që kemi një opozitë pa asnjë interes për cështjen që thonë se duan informacion. Kryeministri mund të delegojë zhvillimin e një interpelance.

Deputetët e opozitës, qofshin foltorista apo përfaqësues të PD zyrtare nuk kanë ndonjë interes për këtë cështje, sot seancë përtej qesharakes.

Aty janë ngritur lloj lloj akuzash, një pjesë dhanë e pretenca gjyqësorem folën në emër të drejtësisë amerikane ata që i shkojnë pas një personi që SHBA…

Kryeministri ka një axhendë, gjatë zhvillimit të kësaj seance për ligje të rëndësishme që kalojmë, sot votuam atë që ishte pengesa më e fundit.

Ku është kryeministri sot?

Balla: Në detyrë duke ndjekur…

Ku po e bën detyrën kryeministri?

Balla: Se kur vjen kryeministri në Parlament e cakton kryeministri.

Jeni rëndë, merruni me çështje që i interesojnë qytetarëve.

Nuk ka asnjë shmangie nga një cështje që nuk është cështje.

Këtu bëhet fjalë një përpjekje për t’i ikur temave kryesore të debatit.

Opozita ka cështjet e veta, t’i shkojë pas një hetimi të SHBA për një zyrtar të SHBA që ka pasur takime dhe në Shqipëri, për ne kjo nuk është cështja.

Secila palë ka agjendën e vet, t’i shkojnë pas por nuk mund të na tërheqin me agjendën e tyre pa thelb.

Sot e seancën tjetër nëse Kuvendi gjendet para një situate do nënshtroje kompetencat e veta.

Këta mendojnë se mund të pengojnë zhvillimin e seancës. Sapo ne marrim fjalën për opinionin tonë, asnjë nga deputetët e mazhorancës nuk u la nga zhurma, bërtitja të japë fjalën e vet.

Përpjekja se me dhunë, me parimin tokë e xanun e gjithcka tjetër mund të pengohet zhvillimi normal i punës…

Pyetje: Zoti Cuci ka deklaruar se nuk e ka takuar McGonigal per te diskutuar per bashkepunimin mes agjencive ligjzbatuese. Cili nga ju gënjen?

Balla: Edhe unë e kam takaur në cilësinë e tij të postit zyrtar që ka mbajtur, kur ka qenë, jo në cilësinë e ish. Cdo zyrtar shqiptar, kushdo të kisthe qenë e ti kërkohej një takim do e priste në takim. Nuk shoh asnjë kontradiktë, mund të qëllojë të takojmë një zyrtar tjetër e pas disa vitesh mund të rezultojë të ketë probleme me drejtësinë, do mbajmë ne përgjegjësi?

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura