Jeni për plazh? Temperaturat në rënie dhe reshje, ja kur ndryshon moti

Jul 25, 2017 | 7:53
SHPËRNDAJE

Nuk jane ditet me te mira per plazh, por dite me te lehta per ata qe jane ende ne aktivitetin e perditshem dhe jo me pushime.

Nga dita e sotme, zonat veriore paraqiten me intervale kthjellimesh dhe vranesira te shpeshta te cilat do te gjenerojne shira ndersa me kthjellime dhe vranesira kalimtare paraqiten zonat qendrore dhe jugore.

reshjeshiu

Sipas “Meteoalb”, mesdita sjell shtim te vranesirave ne Veri dhe Qender duke bere qe ne Veri te bien shira me intensitet mesatar por shira te paket ne zonat Qendrore. Zonat Jugore mbeten me kthjellime e kalime vranesirash te here pas hershme.

Gjate nates do te kete shtim te vranesirave ne gjithe territorin duke bere qe oret e para te se merkures, pjesa me e madhe e vendit te dominohet kryesisht nga vranesira dhe shira te perkohshem.

Temperaturat e ajrit do të pesojne renie te ndjeshme duke bere qe maksimumi ne rang vendi te ulet ne 30 – 31 grade C. Ndersa pritet forcim i eres deri 35 km/h nga drejtimi perendimor duke gjeneruar ne det dallgezim deri 2 – 3 ballë.

Sipas “Meteoalb”, më 26 Korrik, moti paraqitet me vranësira të shpeshta dhe shira në pjesën më të madhe të territorit. Rrezikohen dhe zonat bregdetare. Dita e martë sjell edhe rënie të temperaturave. Më e ndjeshme, rënia do të jetë të mërkurën.

Më 27 korrik, moti paraqitet me kthjellime dhe vranësira të shpeshta të cilat do të gjenerojnë shira të përkohshëm, kryesisht në zonat malore.

Ndërsa më 28 korrik, moti ri-sjell dominim të kthjellimeve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura