Jeni për plazh? Del parashikimi i motit për gjithë javën, kujdes në 25-27 gusht, pritet…

Aug 20, 2018 | 12:18
SHPËRNDAJE

Na pret nje jave me vranesira, ku nuk do te mungojne reshjet e shiut. Meteoalb parashikin se shira të përkohshëm do te kete kryesisht në Qendër dhe Jug të vendit ndërsa rrebeshe afatshkurtra në ekstremin Verior. Kujdes ne datat 25 – 27, pasi parashikohen reshje ne gjithe vendin.

Parashikimi sipas Meteoalb

MOTI NE VIJIM: gjatë gjithë javës, moti vijon me kthjellime dhe vranësira të shpeshta, më të shpeshta gjatë pasditeve kur priten edhe shira të përkohshëm kryesisht në Qendër dhe Jug të vendit ndërsa rrebeshe afatshkurtra në ekstremin Verior. Parashikohet që dt. 25 – 27 të sjellin një sistem të organizuar vranësirash, rrjedhimisht edhe shira të konsiderueshëm thuajse në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit do vijojnë me ndryshime të lehta, ku një rënie e lehtë pritet në temperaturat e mëngjesit ndërsa gjatë mesditës temperaturat variojnë nga 27 – 31°C në zonat malore dhe nga 33 – 36°C në zonat e Ultësirës.

Jeni për plazh? Ja me çfarë moti nis java, zonat ku priten reshje shiu

Java nis me reshje te dobeta e lokale ne shumicen e qarqeve ne vend. IGJEUM parashikon se në zona shumë të vogla të qarqeve mund të ketë reshje në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër, më të mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre) gjatë pasditeve.

moti-640x360

RESHJET

e hënë, dt.20) priten reshje të dobëta në qarkun Kukës. Në shumicën e qarqeve të tjera priten reshje lokalisht të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në zona shumë të vogla të qarqeve mund të ketë reshje në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër, më të mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre) gjatë pasditeve.

TEMPERATURAT

e hënë, dt.20) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 23 / 34 °C

në vendet e ulëta: 22 / 36 °C

në vendet malore: 15 / 25 °C

ERA

E hënë, dt.20) era do të vazhdojë të fryjë e lehtë deri mesatare në orët e pasdites.

1 2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura