Jeni në pritje të ëmbël? Ja ushqimet që ju duhen që të lindni fëmijë inteligjent

Jan 27, 2018 | 12:29
SHPËRNDAJE

Nëse jeni në pritje të ëmbël, atëherë duhet të konsumoni shumë fruta që të rrisni inteligjencën e të vegjëlve tuaj.

Ky është rezultati i një studimi të kryer së fundmi në Universitetin e Albertës në Kanada. Sipas këtij studimi, çdo frut i konsumuar gjatë shtatzënisë rrit nivelin e zgjuarsisë te fëmijët.

Ndërsa deri më sot njihej vetëm peshku si ushqimi që lidhej me rritjen e zgjuarsisë. Acidet yndyrore omega-3 që gjenden te ai ndërtojnë membrana të shëndetshme në qelizat e trurit dhe shkencëtarët kërkonin të dinin nëse edhe frutat e bënin këtë gjë.

Ndërkohë rezultati i studimit tregoi se edhe frutat ndihmojnë në këtë aspekt.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura