Jeni 60 vjeç? Nuk quheni më plak. Ekspertët: Është mosha e re e mesme

Apr 15, 2015 | 22:07
SHPËRNDAJE

Me rritjen e jetëgjatësisë, tashmë shkencëtarët thonë se ne duhet të mendojmë sërish se kë periudhë dhe cilën moshë do e klasifikojmë si “persona të moshuar”. Sipas tyre, kohët e fundit mosha 60-vjeçare është mosha e re e mesme. Pasi teksa ne jemi duke jetuar më gjatë, jetët tona të shëndetshme do të thonë që ne nuk klasifikohemi si të moshuar deri të paktën në të 70-at tona.

foto ilustruese e dy personave

Këtë mendim të shkencëtarëve e ka raportuar “Daily Mail”, ku sugjerohet se ajo që ne e mendojmë si mosha e vjetër ka ndryshuar me kalimin e kohës dhe kjo do të duhet të vazhdojë të ndryshojë në të ardhmen, pasi njerëzit sipas ekspertëve jetojnë më gjatë, e një jetë të shëndetshme.

Jetëgjatësia mesatare për gratë në Britani të Madhe është 82,8 vjet, që do të thotë se femrat britanike nuk duhet ta konsiderojnë veten të vjetër deri sa të bëhen 72 apo 73-vjeç.

Në mënyrë të ngjashme, me jetëgjatësinë e meshkujve që ka arritur deri në 79 vjet, meshkujt nuk quhen të vjetër deri sa ata të bëhen 70-vjeç.

Hulumtuesi Sergei Scherbov, tha: ‘Mosha mund të matet si koha tashmë e jetuar, ose ajo mund të rregullohet duke marrë parasysh kohën që ka mbetur për të jetuar”.

Dyqind vjet më parë, një 60-vjeçar do të konsiderohej një person shumë i vjetër. Tashmë kohët kanë ndryshuar, dhe qeveritë konsiderojnë edhe rritje e moshës së pensionit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura