“Jemi treguar mjaft të durueshëm, tani aleatët të thonë se…”, çfarë paralajmëron Erdogan

Oct 6, 2019 | 8:45
SHPËRNDAJE

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan lidhur me operacionin në lindje të Eufratit ka deklaruar se “Qëllimi ynë është që edhe lindjen e Eufratit ta ujisim me burimet e paqes”, transmeton Anadolu Agency (AA).

erdogan

Erdoğan gjatë një fjalimi në hapjen e takimit këshillimor dhe vlerësues të AK Partisë në Ankara lidhur me operacionin në lindje të Eufratit tha: “Ne kemi bërë përgatitjet tona, planet tona të operacionit dhe kemi dhënë udhëzimet e nevojshme. Ndoshta sot, ndoshta nesër është shumë afër koha për të hapur rrugën e burimeve të paqes për të cilat vendimet janë marrë dhe procesi ka filluar. Do ta kryejmë këtë operacion nga toka dhe nga ajri”.

“Kemi bërë çdo lloj paralajmërimi ndaj bashkëbiseduesve tanë lidhur me zonën e sigurtë në lindje të Eufratit. Ne jemi treguar mjaft të durueshëm sepse e shohim se janë ‘vetëm fjalë‘ patrullimet ajore apo patrullimet tokësore”, tha Erdoğan duke theksuar se “pyetja jonë ndaj aleatëve tanë është shumë e qartë, që të deklarojnë nëse e pranojnë apo jo si organizatë terroriste YPG/PKK-në për të cilën po përpiqen ta fshehin nga sytë nën emërimin SDG”.

Erdoğan ka folur edhe për ekonominë e Turqisë ku ka vënë në dukje se objektivi për vitet e ardhshme është që ta rritin në 5 për qind ndërsa edhe më shumë në vitet e ardhshme. “Me programin e ri të ekonomisë do të ulim nën 5 për qind inflacionin dhe nën 10 për qind papunësinë në fund të periudhës së programit”, tha ai.

Më tej Erdoğan ka theksuar se “Në 4 vitet e ardhshme që do të kalojnë pa zgjedhje ne do të ndjekim me ndjeshmëri udhërrëfyesin tonë në ekonomi dhe do të arrijmë objektivin tonë në vitin 2023”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura