“Jemi të tronditur”, shoku i Lenjanit zbulon prapaskenat: Si na largoi presidenti i Sionit

Mar 28, 2020 | 11:05
SHPËRNDAJE

Presidenti i Sionit, Kristian Konstantin, i befasoi të gjithë, disa ditë më parë, me vendimin e tij drastik për të larguar nga skuadra  9 futbollistë, mes tyre dhe mbrojtësi i Kombëtares, Ermir Lenjani.

Sion-Lenjani

Ndërkohë së fundmi, në një prononcim për “Gianlucadimarzion”, futbollisti i Sionit, Mikael Façineti, i cili ishte një prej lojtarëve të larguar, zbuloi se çfarë ndodhi realisht dhe si iu komunikua vendimi drastik.

AKTIONSPORTRAIT, FUSSBALL, SUPER LEAGUE, MEISTERSCHAFT, SAISON 2018/19, FC XAMAX, FC THUN,

“Në Whats app ne kemi marrë një dokument, atje duhej të zgjidhnim nëse ulnim pagesën dhe pranonim situatën. Nuk na dhanë as 18 orë kohë për ta menduar. E gjitha skuadra ka thënë “JO”, por presidenti na ka hequr vetëm ne 9 lojtarët. Jemi të tronditur. E kuptoj situatën, por e prisnim një telefonatë për të na thënë: “Si e mendoni? Si do ta vendosim së bashku?”. Por jo, asgjë prej këtyre”, u shpreh futbollisti.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura