“Jemi të shokuara”- Binjaket e WWE, Brie dhe Nikki Bella shtatzënë në të njëjtën kohë dhe vetëm me 2 javë diferencë: Nuk e planifikuam

Jan 29, 2020 | 16:33
SHPËRNDAJE

Motrat binjake Nikki e Brie Bella janë të dyja shtatzëna dhe kanë më pak se dy javë diferencë nga njëra-tjetra.

   

Yjet e WWE, të dyja 36-vjeç, zbuluan për People se u tronditën kur mësuan se të dyja ishin shtatzënë në të njëjtën kohë.

“Isha totalisht e surprizuar,”- tha Nikki për revistën. “Madje mu desh një javë për ta pranuar këtë ide. Isha: O Zot jam shtatzënë. Nuk jam gati për këtë.”

Ndërsa motra e saj Brie shtoi: “Prisni, binjaket janë shtatzënë në të njëjtën kohë? Njerëzit do mendojnë se po bëjmë shaka. Jemi tronditur. Të gjithë mendojmë se e planifikuam por nuk mund ta planifikosh shtatzëninë.”

Ky është fëmija i dytë për Brie e cila është nënë e një vajze 2-vjeçare, Birdie që e ka me bashkëshortin mundës Daniel Bryan.

Për Nikki, ky do jetë fëmija do të jetë i parë. Ajo është fejuar kohët e fundit me Artem Chigvintsev pas disa muajsh lidhje.

Ylli i WWE tregoi se shtatzënia erdhi papritur dhe nuk e kishte planifikuar.

      

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura