“Jemi shumë afër kulmit”, 655 të vdekur në 24 orët e fundit në Spanjë. Ja sa shkon bilanci i jetëve të humbura

Mar 26, 2020 | 12:39
SHPËRNDAJE

Spanja ka njoftuar 655 vdekje nga koronavirusi gjatë 24 orëve të kaluara, por shifra është më e ulët se ajo e frikshme rritëse që ka ndodhur gjatë ditëve të kaluara.spital spanjeShifrat e fundit, të njoftuara nga ministria e Shëndetësisë, e çojnë numrin e vdekjeve të Spanjës në më shumë se 4,000 vetë, nderkohe qe te dhenat duken mbeshtetese për pretendimet e qeverisë që rritja e përditshme e vdekjeve mund të jetë stabilizuar.

Të mërkurën Fernando Simon, kreu i qendrës shëndetësore të Spanjës, tha: “Nëse nuk jemi tashmë në kulmin e epidemisë, jemi shumë afër”.

Numri i përgjithshëm i rasteve të koronavirusit rritet në 56,188 të enjten nga 47,610 të Mërkurën. Numri i vdekjeve të raportuara nga virusi u rrit në 4.089 nga 3,434 të Mërkurën, sipas ministrisë spanjolle. Të mërkurën në Spanjë u raportuan 738 viktima, numri më i lartë i të vdekurve në këtë vend në një ditë.

Spanja është vendi i dytë më i goditur në Europë për numrin e infekrioneve me koronmavirus, të cilat mund të kenë nisur shumë më herët nga sa u dalluan në këtë vend dhe kanë krijuar tashmë një rrjet përhapjeje shumë të gjerë dhe të rrezikshëm.

Po ashtu, Spanja është vendi i dytë në botë për vdfekshmërinë e lartë nga kjo sëmundje, pas Italisë. Kina, vendi nga ku nisi pandemia, ka kaluar në vendin e tretë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura