“Jemi punonjës të SHISH”, arrestohen duke ndjekur një të ri me makinë

Feb 11, 2016 | 9:54
SHPËRNDAJE

Dy persona që prezantoheshin si punonjës të SHISH janë arrestuar nga policia e Beratit, pas denoncimit të një të riu i cili i kërcënuar njoftoi policinë se po e ndiqnin me makinë.

policia beratPolicia e Beratit njofton se në pranga janë vënë shtetasit Alfred Kallmi, 41 vjeç, banues në  Berat dhe Antonio Toska, 24 vjeç, banues në fshatin Moravë Berat.

“Këta shtetas duke udhëtuar me automjetin tip Benz me targa AA 969 MX, në rrugën nacionale  Berat-Ura Vajgurore, në Moravë, kanë ndjekur nga pas duke i kërkuar të ndalojë automjetin me drejtues shtetasin F.F, 30 vjeç, banues në Durrës”- njofton policia.

Drejtuesi i mjetit ka njoftuar Policinë se nje automjet me dy persona civilë po e ndiqte nga pas duke i kërkuar të ndalonte.

Menjëherë shërbimet e policisë kanë ndërhyrë duke bërë bllokimin e automjetit së bashku me dy personat, të cilët në momentin e ndalimit nga Policia janë prezantuar si punonjës të Shërbimit Informativ Shtetëror.

Në cilësinë e provave materiale u sekuestruan: automjeti tip Benz dhe dokumetat me të cilat pretendojnë se janë punonjës të Zyrës Qëndrore Investigative me qëndër në Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Përvetësim të titullit apo të detyrave shtetërore”, parashikuar nga neni 246/1 i Kodit Penal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura