Jemi “për të mos u marrë mësysh”/ A po shkojmë drejt përkeqësimit? Rama: S’duhet të gëzohemi përpara kohe, çdo lëshim…

Mar 30, 2020 | 15:55
SHPËRNDAJE

rama mundesi

Kryeministri Edi Rama thotë se sipas skenarëve është pritur që rastet të shtohen në vendin tonë, por nënvizoi se deri tani jemi për të “mos u marrë mësysh”.

“Kemi më pak raste te shtuara se sa ato që kemi parashikuar në skenarin tonë të mirë, që do të thotë se masat po japin efekt”, tha ai.

Shefi i qeverisë nënvizoi në intervistën në emisionin “Top Talk” në Top Channel se s’duhet të gëzohemi përpara kohe e as të lëshojmë asnjë centimetër nga vija mbrojtëse “se sic e tregon historia e pandemive, por edhe eksperienca konkrete cdo lëshim i vijës së mbrojtjes mund të pasohet me goditje”.

Po shkojmë drejt përmirësimit apo presim përkeqësim të situatës epidemike?

Rama: Këto janë pyetje shumë legjitime që i bën gjithkush, i bëj dhe unë gjatë gjithë kohës por askush se ka përgjigjen, jo këtu por në asnjë vend.

Ne duam të besojmë se duke u nisur nga të dhënat e terrenit të luftës e krahasuar me shumë vende të tjera, mbi bazën e të njëjtave parametra, jemi duke bërë gjënë e duhur dhe mund të them se po ecim në drejtimin e duhur.

Ne kemi pritur që rastet të shtohen, e kemi thënë dhe përsëri për të mos marrë mësysh kemi më pak raste te shtuara se sa ato që kemi parashikuar në skenarin tonë të mirë, që do të thotë se masat po japin efekt dhe nga ana tjetër s’duhet të gëzohemi përpara kohe e as të lëshojmë asnjë cm nga vija mbrojtëse se sic e tregon historia e pandemive, por edhe eksperienca konkrete cdo lëshim i vijës së mbrojtjes mund të pasohet me goditje.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura