“Jemi në prag katastrofe, s’ka më kohë’, Basha me thirrje të fortë: Ta ‘shkundim’ Qeverinë, të hartojmë plan veprimi për…

Sep 23, 2020 | 18:56
SHPËRNDAJE

Kryetari i PD, Lulzim Basha pati sot një komunikim me mjekë dhe ekspertë të shëndetësisë për situatën e pandemisë COVID-19.

basha ekspertet pd3

Nëse nuk merren masat për vaksininimin e popullsisë, Basha tha se na pret një “situatë katastrofë, jemi në limitet kohore”.

Sipas kryedemokratit, sasia prej 200 mijë vaksinash “është e pamjaftueshme, dhe nëse është e vërtetë”.

Sipas Bashës, që përballja me situatën nga pandemia është dështim deri tani e pranojnë nën zë dhe autoritetet më të larta të qeverisë.

“Situata paraqitet në prag të katastrofës, kjo mbledhje s’është aspak e parakohshme, jemi futur tani në garë me kohën, e pafalshme që 6 muaj pas pandemisë, mjekë e pacientë s’kanë asnjë informacion se çfarë mësimesh janë marrë, nga dështimi i përballjes me Covid deri tani, që ka qenë dështim është e padiskutueshme, kaq e pranojnë nën zë dhe autoritetet më të larta të qeverisë“.

Basha tha se nuk ka valë të dytë të pandëmisë, por përkeqësim të situatës nga keqmenaxhimi.

“S’ka më kohë të merremi me këtë dështim.

A është e falshme që të mos nxjerrësh mësimet e ti përvishesh punës të parandalohet një dështim i dytë?

basha ekspertet pd2

S’ka valë të dytë, jemi në bishtin e të njëjtës valë por përkeqësimi vjen për shkak të keqmenaxhimit dhe braktisjes totale.

Na dilte i pari i qeverisë 10 orë në ditë, kur infeksioni ishte një e pesta e asaj që raportohet sot. Sot është zhdukur a thua se ska më pandemi, ndërkohë që pandemia ka marrë dimension të frikshëm.

Për shkak të kombinimit të hapjes së shkollave e gripit sezonal”.

Kërkesa e Bashës për ekspertët ishte hartimi i një plan veprimi që t’i paraqitet qeverisë.

“Ju kërkoj që e gjithë ekspertiza e konstatimet që kemi bërë, të përfundojnë në një dokument konciz pune, plan veprim që do ja paraqesim, ju ose ne politikisht si opozitë, se pavarësisht cfarë ka ndodhur, s’është momenti të themi kjo nuk shkon, për ti zgjuar nga narkoza e thellë ku kanë rënë i pari i qeverisë, ministrja e shëndetësisë, e ata që i ndjekin pas, për ti shkundur, se bëhet fjalë për jetë njerëzish, per ti thene cfare duhet te bejne e ta bejne nje ore e me pare, ne kete moment cdo ore qe humbet me llafe boshe e premtime te pambajtura, cdo minute qe harxhohet na kushton shtrenjte, jete njerezish, dhe ekonomikisht. T’i dalim para te keqes se madhe qe do pllakose. Tani s’behet fjale per politike, por per jeten a vdekjen e qytetareve shqiptare, duhet ta themi fort cfare duhet te bejme, e cfare te ndalojme se beri urgjentisht”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura