“Jemi me Bashën”- Demokratët e Krujës: Populli votoi masivisht për ndryshim, por ndikoi krimi dhe shitblerja e votës që dëmtuan zgjedhjet

May 1, 2021 | 17:15
SHPËRNDAJE

Partia Demokratike, Dega Krujë ka reaguar në lidhje me kritikat në adresë të kryetarit të PD-së Lulzim Basha, ku disa kërkojnë edhe largimin e tij nga drejtim i partise.Selia-e-PD-

Demokratët e Krujës theksojnë se janë me Bashën, duke shtuar se populli votoi masivisht për ndryshimin, por pati ndikim krimi e shitblerja e votës, që dëmtuan zgjedhjet.

Postimi i PD së Krujës:

Të nderuar,

Ne si Parti Demokratike Dega Krujë shprehim mbështetjen maksimale për Kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë Z. Lulzim Basha.

Partia Demokratike u paraqit në zgjedhjet e 25 Prillit me një program e platformë të qartë në ndihmë të qytetarëve në ndryshim nga partia në pushtet e cila e kaloi të gjithë fushatën me tallje e fyerje për qytetarët.

Populli votoi masivisht për ndryshim por ndikimi i grupeve kriminale dhe shitblerja e votës e dëmtuan proçesin zgjedhor.

Ju falenderojmë të gjithëve për mbështetjen që na jepni çdo ditë dhe ju premtojmë se nuk do të reshtim kurrë në betejën tonë për Demokraci.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura