“Jemi gati të ndërhyjmë në Kosovë”, aksioni në Veri zemëron drejtorin e policisë serbe

SHPËRNDAJE

Drejtori i Policisë së Serbisë, Vladimir Rebic, thotë se autoritetet serbe janë të gatshme të ndërhyjnë në Kosovë nëse, siç e quan ai, “do të ndodhë një eksod i popullit serb”.

Capture-82-600x341

Rebic thotë se policia serbe kishte njohuri që Njësia Speciale do të zhvillonte aksione në veri të Kosovës sot gjatë orëve të para të mëngjesit.

Ai i tha RTS-së se 24 automjete të blinduara kishin hyrë në pjesën veriore të Mitrovicës herët në mëngjes, gjë që ishte në kundërshtim me rregulloret dhe rezolutat dhe ishte një rast tjetër i frikësimit të serbëve.

I pyetur se çfarë mund të bëjë Serbia në raste të tilla, Rebic tha se Serbia ishte e gatshme të ndërhynte nëse do të ndodhte një eksod i popullit serb, por ai ishte i bindur që nuk do të ndodhte.

Kujtojmë se Njësia Speciale e Kosovës ka zhvilluar një aksion të madh policor në veri të vendit ku ka arrestuar 2 persona, ku njëri prej tyre dyshohet për vrasjen e Oliver Ivanovicit.

Te lidhura


Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.