“Jemi dy palë për një kontratë të re”, flet Duka: Ja çfarë do i propozojmë Edi Rejës

Nov 18, 2019 | 22:49
SHPËRNDAJE

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, komentoi atmosferën dhe situatën e Kombëtares, teksa ishte i ftuar në emisionin “Pressing”.

bandicam 2019-11-18 22-04-41-751

Duka foli për këtë edicion të Kombëtares në eliminatoret e Europianit, si dhe për vendin e katërt në grup të Shqipërisë.

STADIUMI I RI – Jam i kënaqur që e arritëm stadiumin. Vepra do i shërbejë të gjithëve. Të gjithë ishin të lumtur, jam dhe unë i lumtur. Do ishte më mirë të merrnim edhe një rezultat më të mirë.

EDICIONI – Kishte momente të mira, angazhim maksimal, por kishte edhe momente jo të mira. Dy ndeshjet e fundit ishte mungesë përqendrimi për skuadrën. Dhe dje në pjesën e parë, ndaj Francës, ekipi nuk ishte shumë agresiv, ishte disi i plogësht. Sikurse pati edhe dy ndeshje shumë të mira në Turqi dhe Moldavi. Ndonjëherë, trajneri mendon se ka vënë më të mirët në fushë, por pas ndeshjes mund edhe të ketë gabuar. Normale, jo të gjithë dalin kampionë. Edhe po ta kthesh kohën, trajneri përsëri do fuste të njëjtët lojtarë.

ME PANUÇIN – Tifozët kanë qenë gjithmonë pas Kombëtares. Ai që e mbështet, nuk e lidh me rezutlatet.

VENDI I KATËRT – Nëse do ishte më lart do ishte më mirë, por nuk e quaj dështim të jesh pas Francës, Turqisë dhe Islandës. Jemi diku në mes në grup, por edhe në klasifikimin e përgjithshëm. Fakti që Shqipëria nuk diskuton më ekipe si Moldavia, apo të gjysmës së Europës, është diçka e mirë. Është objektiv të synosh të mundësh skuadra më të mëdha, por jo çdo objektiv arrihet, apo të dalësh i pari apo i dyti në grup.

bandicam 2019-11-18 22-21-19-278

KONTRATA E REJAS – Në fakt nuk i kam lexuar deklaratat e Rejës, nuk kam biseduar as sot me të. Para ndeshjeve, e kam thënë se asgjë nuk është perfekte. Nuk mund ta kërkojmë as te Reja. Nëse bëjmë bilancin e asaj kohe që ka punuar, peshorja është pozitivisht. Nuk dua të ngurroj të them, se në dy paraqitjet e fundit, ka përgjegjësi edhe trajneri. Me aq eksperiencë sa ka, nuk duhet të na lejonte ta nënvlerësonim Andorrën. Duhet ta motivonte ndryshe ekipin. Kjo nuk e çon peshoren në anën negative, por qëndroj te mendimi pozitiv, te para dy ndeshjet. Do ulem për të diskutuar të ardhmen me të. Patjetër që kam lëkundjet e mia në momente emocionale. Kur mbaron ndeshja pas një rezultati negativ, shkarkon jo vetëm Rejën, por çdokënd që ke përpara. E mira është që në ato momente të ftohesh, të shkosh në shtëpi, dhe të gjykosh më pas me ftohtësi. Humbja mbrëmë nuk ka të njëjtën peshë me barazimin me Andorrën. Duke pasur parasysh mbështetjen në stadiumin e ri, mendova ndonjë rezultat pozitiv, por nuk ndodhi ashtu. Unë përveçse jam tifoz, kam edhe përgjegjësinë e drejtimit të Federatës. Gri bëhet çdo tifoz pas një rezultati negativ. Tek unë, ai zhgënjim është dopio, dhe bëhem dopio gri. Ata që e ndjejnë futbollin janë në të njëjtën situatë. Nuk vendos, sepse deri dje kemi qenë një palë. Tani jemi dy palë, pasi atij i ka mbaruar kontrata. Do ulemi të diskutojmë për një kontratë të re, kontratë pozitive. Peshorja është pozitive, dhe do i propozojmë të vazhdojmë. Shpresoj të jetë lajmi ky.

armand duka

RASTET DISIPLINORE – Nuk kemi pse ndërhyjmë në momente të tilla. Do e marrësh njëherë atë vendim, kur merr trajnerin. Nëse do hysh në punën e trajnerit, nuk vlerëson punën e tij. Duhet t’i marrë vetë vendimet. Nëse ne marrim pjesë në zgjedhjen e lojtarëve, apo të formacionit dhe ndërrimeve, kjo nuk të lejon të gjykosh mbi të në fund, apo mbi stafin. Jo Reja, që është ekspert, por çdo trajner i konsulton me stafin teknik, dhe nuk ka pse i konsulton me stafin e Federatës. Ky është rregull që duhet të ndiqet edhe nëpër klube, për sa kohë nuk kanë përgatitjen e tillë. Ne nuk duhet të humbim asnjë lojtar, por duhet të fitojmë skuadër.

ÇMIMET E BILETAVE – Një federatë që administrohet vetë, duhet të mendojë edhe organizimin e garës, që është shumë e shtrenjtë. Niveli ekonomik i vendit mund të jetë i tillë, që mund të subvencionohet nga të tjerë, por ne e kemi shumë të shtrenjtë të organizojmë. Dikush thotë mos shit emrin e stadiumit, dikush thotë të mos shesë bileta me këto çmime, por nëse na japin paratë, le të na i japin, ose të tregojnë çfarë kanë bërë.

ÇMIMET E BILETAVE – Një federatë që administrohet vetë, duhet të mendojë edhe organizimin e garës, që është shumë e shtrenjtë. Niveli ekonomik i vendit mund të jetë i tillë, që mund të subvencionohet nga të tjerë, por ne e kemi shumë të shtrenjtë të organizojmë. Dikush thotë mos shit emrin e stadiumit, dikush thotë të mos shesë bileta me këto çmime, por nëse na japin paratë, le të na i japin, ose të tregojnë çfarë kanë bërë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura