Jemi çlirimtarë, jo uzurpatorë!

Oct 13, 2019 | 9:41
SHPËRNDAJE

RAIMONDA SHUNDI

Raimonda-Shundi-Dervishi

Në provën gjenerale  “Xhelatët”, që u zhvillua në ambientet e “ArTurbina”, pas kalimit të veprës,  prezentë në sallë, përpos kolegëve, familjeve dhe studentëve të Universitetit të Arteve, ishin të ftuara edhe mediat për të vijuar me një diskutim – debat mbi atë çka u shfaq për 3 orë të plota nga grupi i aktorëve. Ishte një shfaqje impenjiative, ku regjisori po sillte diçka më shumë se një vepër teatrore.

Duke filluar që nga elementët teknikë si shiu, performaca e aktorëve që shpërfaqën një stil formalist pak të aplikuar për formatin tipik që teatri ynë klasik ka pasur si fytyrë interpretimi me vëniet e tij, koha e gjatë e qëndrimit në skenë prej 3 orësh (aplikuar edhe te “3 motrat”) etj….. Kjo vepër e vënë në skenë nga regjisori i talentuar Qëndrim Rijani ishte në kushte jo shumë optimale, pasi përpos vështirësive që vetë drama shpërfaq, institucioni mbartte konflikte serioze.

Kjo ftesë mediatike u prit ethshëm, pasi komponentëve që një premierë ka si sfidë, u shtohej edhe mbarsja e agravuar midis “ArTurbinës”, e cila deklaron se është Teatri Kombëtar dhe Teatri i vërtetë Kombëtar. Emër i gëzuar historikisht në vite! Duke i shtuar sfidën e dekorit të mos lejuar nga përfaqësues të aleancës për mbrojtjen e teatrit, konfliktet e thëna e të pathëna mes drejtuesve të dy palëve, sfidave me shembjen dhe ruajtjen e godinës, aktiviteteve të ndara që çdonjëra prej tyre organizon në forma totalisht të ndryshme apo lajmin e fundit ku Liçaj ishte në prag të heqjes nga puna.

Pra, ky takim prove gjenerale ishte i dëshiruar për disa motive. Pas kalimit dhe diskutimit për punën e parë në skenë, ja tek nisin pyetjet jo fort të mirëpritura nga drejtori aktual, Hervin Çuli, që qëndrestarët e quajnë një “administrator të keq” dhe “çekiçi në duart e qeverisë”, “shkatërrues dhe dëshirues i shembjes së godinës më shumë se 80-vjeçare”. Deklarata e Çulit se “Një aktor që ka 30 vjet në Itali (Edmond Budina) dhe nostalgjia për skenën i ka dhënë edhe të drejtën që të na thotë ne se s’paskemi të drejtë të hyjmë në teatër, pasi ai e do teatrin më shumë se ne”, ishte vetëm njëra nga përgjigjet që surprizoi prezentët.

Është i njohur konfrontimi i drejtorit Çuli me disa nga anëtarët e aleancës kur nuk lejua të dalë nga ambientet e teatrit dekori i shfaqjes “Xhelatët”. Çuli, në ditët e kësaj përballjeje, ishte në shoqërinë e Artan Imamit, tashmë kryetar i Sindikatës së Teatrit. Ky takim përplasës ishte me një fund jo fort të bukur për t’u përshkruar. Të pakënaqurit, kur panë sesi emri që katandisi atë godinë në situatën që ata e gjetën, po guxonte edhe t’i akuzonte si zaptues të vendit të tij të punës, u konfrontuan keq duke bërë që situata të dalë jashtë kontrollit.

ÇULI, DEKLARATA

“Kemi pasur edhe një vështirësi në këtë shfaqje, sepse një pjesë të dekorit jemi detyruar që ta bëjmë për së dyti, sepse në TK ka edhe një grup që mendon se e mbrojnë teatrin, por e kanë uzurpuar edhe TK, edhe punishten ku ne kemi pasur elementë të ndryshëm të skenografisë. Njeriu është në të drejtën e tij për të pasur idetë e tij, por jo deri në pikën që të sabotojë me çdo kusht punët e një institucioni teatral. Fakti që nuk na lejuan të marrim pjesë të dekorit nga punishtet e teatrit… Një mënyrë paraqitjeje ka punonjësi i TK për të hyrë në godinën e tij, të shkojë te roja, te dera edhe të thotë emrin e tij, unë nuk di që t’i jap aleancës ndonjë shkresë, sepse unë nuk e di që është institucion. Ne, në mënyrë laksative, nuk na lejohet që të futemi në TK, asnjë nga punonjësit e TK, pasi komandant kanë një punonjës, i cili ka qenë 30 vite në Itali. Kjo është absurde dhe qesharake, gjithashtu edhe vështirësitë që kemi pasur për skenën. Të duash TK dhe të sabotosh punën e kolegëve më duket në kontradiktë. Nuk ka çështje të Neritan Liçajt në TK. Do të jetë aktor në shfaqjet që vijojnë. Nuk besoj se e ka nxjerrë Neritani këtë”.

NERITAN LIÇAJ

“Gëlltit një lugë çorbë të prishur, e vjell tërë jetën, administrator i keq” Pas deklaratës së Çulit, Neritan Licaj i është përgjigjur se “ne nuk jemi uzurpatorë, por çlirimtarë”. “Jam krenar që bëj pjesë tek aktorët që e kam shpëtuar këtë teatër, pasi ishte lënë në mëshirën e administratorit të institucionit më të rëndësishëm të teatrit në vend”. Fakti se pse është larguar nga godina, Liçaj saktëson se “nëse këtu vjen trupa e Teatrit Kombëtar të japë shfaqje, ne e mirëpresim me kënaqësinë më të madhe”. Po ashtu, edhe administrata që deri në momentin kur u larguan nga urdhrat e shefave, ishte në këtë godinë.

Çuli, në konferencën për shtyp, deklaroi se Liçaj po bëhet si personazhi i njohur te filmi “Historiani dhe Kameleoni”, ku kërkon medoemos të futet në burg. Pas kësaj, Liçaj i përgjigjet po me një batutë të njohur në filmin “Ilegalët”: “Gëlltit diku një lugë çorbë të prishur dhe vjell tërë jetën. Një tjetër thyerje e patolerueshme që ai administrator po i bën kësaj godinë, është edhe heqja e emrit duke e spostuar tek ‘ArTurbina’. Emërtimi i institucionit jepet me ligj dhe ai nuk e ka këtë të drejtë heqjeje.

Neritan Liçaj flet edhe për regjisorin, dramaturgun, aktorin, skenaristin Edmond Budina, i cili u konsiderua nga Çuli si një i mallkuar për skenën. Budina ishte dhe është aktiv si në Shqipërinë e 30 viteve të shkuara, edhe në Italinë e post 30 viteve, me filmin dhe atë çka u ka dhuruar artdashësve, jo vetëm vendës. Edmond Budina ishte nga të parët që krijoi PD dhe vijon nga faqja 1 vijon nga faqja 1 VATH NE VESH po me dinjitetin që e karakterizon, e la dhe krijoi një jetë më shumë se dinjitoze në vendin fqinj”.

ROBERT BUDINA

Jo xhaxhi Kryeministër, ne nuk jemi raca juaj! Robert Budina, në fjalën që mbajti sot në sheshin e Teatrit Kombëtar, tha se këto kohë ka qenë vazhdimisht në zonat e thella në vend.

“Më kanë ndaluar në rrugë persona të panjohur, duke më pyetur sesi do shkojë problemi me teatrin. Pra, një njeri i distancuar, në zona të thella, e ka kuptuar se ky teatër nuk duhet shembur, ndërsa administratori i kësaj godine ende nuk e ka kuptuar këtë. Ai është çekiçi i qeverisë për të shembur e shkatërruar këtë teatër, që ne nuk do ta lejojmë. Një tjetër mision i atij administratori është edhe çmontimi i fjalës Teatri Kombëtar, duke ia kaluar godinës tjetër ‘ArTurbina’. Ai po rrit masën e servilëve, ndërsa ne duam të rrisim masën e dinjitetit, jo servilëve. Administratori ka vendosur ta shembë këtë godinë, së bashku me adhuruesin e tij, xhaxhi Kryeministrin. Ne nuk do ta lejojmë dhe do ta mbrojmë me të gjitha format.

Në vitin 2013, ai vetë ka deklaruar se kjo godinë duhet restauruar, ndërsa tani ka ndërruar mendim. Ne, duke protestuar, mbrojtëm edhe ata aktorë, që nesër do vijnë të luajnë këtu, te ky teatër, pasi ai tjetri po i kushtëzon me kontrata dhe presione të shpikura nga vetë ai. Teatri ka mision fjalën e lirë dhe ne këtë duam të bëjmë me çdo kusht. Duke bashkëpunuar me pushtetin, administratori Çuli është një komedian, duke mos dashur të përdor fjalët e KM. Ne nuk jemi raca e tyre.

Nëse duan të krahasojnë atë lulen që duan të bëjnë te kjo godinë me këtë që kemi aktualisht, apo edhe vlerën që ka ky teatër, le të pyesë Maks Velon. Ne jemi me të drejtën, jo pushtetin. Dje u arrestuan 3 persona tek Unaza. Nëse bie çështja e Unazës, kuptohet se çfarë ndodh me të tjerat. Ata po na kërcënojnë me Unazën, që të vijojnë më pas me ne. Po venë shtetin kundër njerëzve të mirë. Jo, xhaxhi Kryeministër! Ne më 24 korrik ishim pak dhe nuk e bëtë dot, sot jemi shumë më shumë”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura