“Jemi bashkë. Nuk jemi ndarë”/ Humbi garën për kreun e PD-së, Agron Shehaj flet pas mesazhit të Lulzim Bashës

Jun 14, 2021 | 22:31
SHPËRNDAJE

Agron Shehaj, i cili nuk ia doli ta fitojë garën për kreun e Partisë Demokratike duke u renditur i dyti pas Bashës, ka folur mbi zgjedhjet në selinë blu. 

basha shehaj1

Shehaj tha në emisionin “Opinion” se 15 për qind e votave nuk reflekton mbështetjen që ai ka në parti, ndërsa evidentoi ato që i konsideron si parregullsi të 13 qershorit.

Rezultati është i qartë. Pritshmëritë e mia ishin shumë më të mëdha. Basha vazhdon të jetë kryetari i PD. Sigurisht 15% nuk reflekton mbështetjen që unë kam në anëtarësinë e PD-së. Ka patur parregullsi, kryesisht kanë qenë të lidhura me faktin që dhjetëra-mijëra demokratë janë përjashtuar, nuk kanë qenë në lista, dhe nuk kanë mundur të votojnë. Vëzhguesit e mi nuk kanë patur mundësi të verifikojnë kush po voton”, tha ai.

Po ashtu Shehaj u pyet lidhur me deklaratat e sotme të Bashës që kërkoi bashkëpunim me sfidantët e tij në garë për qëllimet e përbashkëta.

Ne bashkë jemi. Ne nuk jemi ndarë ndonjëherë”, tha Shehaj duke iu referuar kryedemokratit Basha.

Mesazhi i Bashës

Mirënjohja ime shkon edhe për tre kandidatët e tjerë, të cilët e bënë këtë garë të vërtetë , sfiduese dhe dinamike. Për secilin prej tyre kam një mesazh: Ne kemi mendime të ndryshme por parime të njëjta, prandaj jam i bindur se përtej diferencave, nga sot energjitë dhe përpjekjet tona do të shkojnë në drejtim të kundërshtarit të vetëm të Partisë Demokratike, dhe të shumicës dërmuese të shqiptarëve, regjimit Rama-Doshi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura