Konferenca e donatorëve/ Yuri Kim takon Metën, Ramën e Bashën: Jemi aty për të vëzhguar. Presim që udhëheqësit shqiptarë…

Feb 19, 2020 | 18:56
SHPËRNDAJE

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka takuar sot kryeministrin Edi Rama, Presidentin Ilir Meta dhe kreun e PD-së, Lulzim Basha.

Me një deklaratë për mediat, ambasadorja e SHBA bën me dije se është takuar me udhëheqësit shqiptarë për të diskutuar sa i përket konferencës së donatorëve dhe pritshmërive për transparencë dhe llogaridhënie përgjatë gjithë procesit të rindërtimit.

yuri-kim-1581605750

Veç kësaj, në takim është folur gjithashtu edhe për hapat që duhet të ndërmarrë vendi ynë në javët e muajt në vijim.

“Presim që udhëheqësit shqiptarë të sillen në mënyrë të tillë që të jetë e përgjegjshme dhe për të mirën e popullit shqiptar”, shkruan mes të tjerash Kim.

Sot u takova me Kryeministrin Edi Rama, Presidentin Ilir Meta dhe Kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit dhe pritshmëritë e Shteteve të Bashkuara. Për sa i përket specifikisht, konferencës së donatorëve në Bruksel, ne besojmë se ajo pasqyron solidaritetin, mbështetjen dhe dëshirën e komunitetit ndërkombëtar për ta ndihmuar popullin shqiptar në përpjekjet e rindërtimit pas tërmetit. Diskutuam gjithashtu edhe për pritshmëritë për transparencë dhe llogaridhënie përgjatë gjithë këtij procesi. Përveç konferencës së donatorëve, diskutova edhe për hapat e rëndësishëm që Shqipëria duhet të ndërmarrë në javët e muajt e ardhshëm, duke treguar pjekuri, respekt për institucionet dhe besim në proceset demokratike. Presim që udhëheqësit shqiptarë të sillen në mënyrë të tillë që të jetë e përgjegjshme dhe për të mirën e popullit shqiptar. Ne e sigurojmë popullin shqiptar se ne do të jemi aty për të vëzhguar dhe kontribuar”, tha ambasadorja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura