“Jemi akuzuar si pazarxhinj, por…”- Kryeministri Rama tregon se çfarë do ndryshojë në marrëveshjen politike të arritur me PD dhe LSI

Jul 10, 2020 | 13:26
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka treguar sot se çfarë do ndryshojë dhe çfarë nuk do të preket në marrëveshjen e arritur me Opozitën e Bashkuar në tryezën Politike të 5 qershorit.

Rama ka thënë se nuk behet fjalë për ndryshim sistemi, por do të qëndrojë sistemi proporcional rajonal që është aktualisht.

Po ashtu nuk do të preken zonat zgjedhore, kërkesë kjo e opozitës së re. Ndërkohë që kryeministri pohoi se e vetmja kërkesë që do të pranohet është hapja e listave të deputetëve.

Ndërkohë që kryeministri ka thënë se KQZ do të ndryshojë, por sipas dakordësisë së arritur me opozitën jashtë parlamentare (PD-LSI) “Pse nuk bëhet fjalë për ndryshim sistemi:

Ne kemi sot një sistem proporcional rajonal dhe kjo nuk preket, pavarësisht e nga ana e opozitës parlamentar është kërkuar kombëtar, pra ndryshim sistemi

Madhësia e zonave zgjedhore nuk preket. Së treti KQZ, kjo preket, por si rezultat i marrëveshjes së 5 qershorit, jo e sistemit që vjen jashtë konsensusit të 5 qershorit

Atyre që pretendojnë të tregojnë vitet apo vitin që duhet për të bërë ndryshime u them se është ndryshim esencial dhe shumë më esencial se hapja e listave”, u shpreh Rama.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri u shpreh se: “Me opozitën parlamentare kemi pasur një qasje shumë të qartë, ku kam thënë që ky proces do të zhvillohet me dy shkallë, kur Hajdari dhe ata që mbrojnë bindjen për një ndryshim të sistemit, këtu nuk kemi ndryshim sistemi, kërkonin me ngulm që të fillonim nga sistemi dhe nga hapja e listave dhe refuzonin të hynin në proces, nga ana tjetër është rasti për të thënë që pikërisht pse, ne kemi bërë një marrëveshje me opozitën parlamentare që do të konsiderojmë çështjet e tyre, kemi krijuar mirëkuptim për konsensus të gjerë në Kuvend për të votuar ligje të rëndësishme të lidhur me integrimin që kërkoni shumice të cilësuar.

Jemi akuzuar si pazarxhi e njerëz që do të përdornim instrumente ekstra ligjore në kthinat e parlamentit për të bërë aritmetike, dhe për të shkuar ashtu në votim, jo nuk do e bëjmë këtë, nuk është çështje arithmetike, përtej faktit që edhe ajo nuk na ka përkrahur në këtë proces, kjo është një çështje parimore, që lidhet me vendin dhe detyrimin që vendi mes kuvendit të kalojë një reformë zgjedhore në përputhje me OSBE ODIHR, dhe me një standard që për mua nuk është aspak recetë çudibërëse por botërisht i pranuar si standard i mirë i përfaqësimit dhe forcimit të zërit të qytetarit që janë hapja e listave, formulat do të diskutohen”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura