“Jemi akoma me plagë të hapur”, Bashkëshortja e kryeministrit përlotët kur rrëfen humbjen e Aneta Ramës. Ja këshillat e saj për mandatin e tretë

Jun 18, 2021 | 22:16
SHPËRNDAJE

Bashkëshortja e kryeministrit, Linda Rama, është përlotur ndërsa ka rrëfyer marrëdhënien me Aneta Ramën, nënën e kreut të qeverisë, që u nda nga jeta vitin e kaluar.

rrefimi

Në intervistën në “Euronews” Linda Rama tha se ka pasur një lidhje të ngushtë me të ndjerën, ndarjen nga jeta të të cilës e konsideron një “plagë të hapur” për familjen.

Po të ishte Zaho këtu tani, t’ju dëgjonte me këtë pyetje do thoshte, do më shihte mua menjëherë, dhe do thoshte “mami, mos qaj”. Ajo që mund të them unë është që ne jemi akoma me plagë të hapur për humbjen e mamasë së Edit dhe fushata ishte shumë afër dhe na e bëri më evidente mungesën e saj, veçanërisht mua, që në fakt bisedat me mamanë e Edit i kisha të përditshme, sigurisht, por i kisha shteruese, i kisha shumë të gjata dhe vërtet shteruese. Mendoj që kishte një problem me ne sepse ne, mamaja e Edit na kishte bindur në kohë që nuk do ikte asnjëherë”, u shpreh e përlotur nga pyetja e gazetares Ilva Tare, Linda Rama.

Ajo ishte përçmuese ndaj dhimbjes, ishte e pakrahasueshme në përkushtimin e saj. Ishte shumë kurajoze në të gjitha këto sfidat që e vinte shëndeti i saj i brishtë dhe do thosha ishte jashtëzakonisht dinjitoze dhe mund të them edhe këtë që ajo ishte madhështore në mënyrën se si e përballoi të papërballueshmen për aq shumë gjatë për shkak të gjuhës shumë të egër politike,” shtoi bashkëshortja e kryeministrit. Linda Rama vë në dukje se e ndjera Aneta ishte në të njëjtën kohë mbështetësja dhe kritikuesja më e ashpër e të birit Edi Rama.

Mandati i tretë

Linda Rama u ndal edhe te mandati i tretë qeverisës, teksa tregoi se fitoret në politikë nuk i kanë festuar asnjëherë në familje.

Nga ana tjetër, doja të thoja këtë gjë që ne asnjë fitore të Edit, se janë disa fitore, janë gjithmonë fitore në një farë mënyre, të paktën për sa kohë unë jetoj me të, ne nuk e festojmë. Asnjëherë nuk kemi festuar një fitore të zgjedhjeve të Edit, sepse fitoret e partive në zgjedhje, nuk janë si fitore në sport, që ti je në një kampionat sporti, je më i miri, fiton një kupë, kupa është aty, është e pakontestueshme, e ke për gjithë jetën dhe i gëzohesh asaj kupe. Në politikë nuk është kështu. Në politikë, një fitore është thjesht një privilegj i madh dhe një mundësi e madhe për të vijuar për të bërë punë. Dhe ndërsa ti bën gjithë këto punët në vijim, është një stres i përditshëm dhe është një konfirmim që ti e kërkon që ta marrësh çdo ditë dhe çdo ditë të punës tënde”, shprehet bashkëshortja e kryeministrit.

Ajo nuk i kurseu këshillat dhe sugjerimet për mënyrën se si duhet ta drejtojë Rama vendin në mandatin e tretë.

Edi thotë që mandati i tretë s’duhet t’i ngjajë dy mandateve të para. Biem dakord për këtë dhe kur hapet ndonjë aspekt më konkret fillojmë flasim. Por ajo që do të thoja unë se si do ta organizojnë këtë mandat është çështje e Partisë Socialiste dhe e Edit. Por, ajo që do të thoja unë është që Shqipëria ka arritur në pikën që ka nevojë për zhvillim cilësor dhe për standard. Ky duhet të jetë fokusi dhe mendoj që Shqipëria nuk ka më kohë që të presë që cilësia dhe standardi të jenë kryefjala e çdolloj gjëje që i ofrohet”, theksoi ajo.

© Panorama.al

Te lidhura


Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/