Jehona Sopi: Rutina e jetës sime si nënë

May 21, 2015 | 13:41
SHPËRNDAJE


Publiku shqiptar ka kohë që nuk ka dëgjuar ndonjë këngë nga ajo, për faktin se është larguar paksa nga muzika për t’iu përkushtuar familjes. Jehona Sopi është rrëfyer për të treguar gjëra që ndoshta deri më tani nuk i kemi ditur për të.
Në çfarë ore nis dita jote?
Unë jam nënë, kështu që dita nis herët, në orën 6:00 të mëngjesit, koha kur merrem me vajzën time dhe deri në ora 9:00 kur dalim të dyja në shtëpia, ajo në çerdhe, unë në përditshmërinë time.
Kur e ke bërë foton e fundit selfie?
Nuk jam tip i këtyre fotove, vetëm kur dikush dëshiron të bëjë një të tillë me mua.
Mali apo bregdeti?
E dua shumë bregdetin, nuk notoj shumë, por atmosferën e plazhit përpiqem ta shijoj në maksimum. Më kujtohen kohërat kur gjatë gjithë ditës rrija duke shijuar plazhin.
Udhëtimet me aeroplan, tren apo anije?
Nuk kam shumë durim, kështu që më shumë me aeroplan.
Personi që të bën të qeshësh më shumë?
Një shok i imi, Mentori, i grupit “Kthjellu”.
Ngjyra e preferuar?
E zeza.
Vendi që do doje të kaloje pjesën tjetër të jetës?
Prishtinën e dua shumë, megjithatë burri dhe vajza kanë shtetësi angleze dhe ekziston edhe mundësia e një qyteti tjetër për të jetuar, Londra.  E unë përtoj të shkoj atje të jetoj dy vite për të fituar shtetësinë. Por ndoshta në një të ardhme për shkollimin e vajzës do zgjidhja të jetoja atje.
Sa e lumtur je me jetën që keni?
Njerëzit mendojnë se jam shumë e lumtur, por edhe unë kam momente të mira e të trishta. Përgjithësisht jam e lumtur.
Cilën nga këngët e tua e këndon live?
Ka disa këngë që nuk janë të përshtatshme, që duhet t’i aranzhoj, por më shumë këndoj këngën “Sot mos thuaj jo”.
Frika jote më e madhe?
Nuk kam ndonjë frikë, por nga insektet kryesisht dhe vendet e ngushta.
Nëse nuk do e kishe emrin Jehona, çfarë emri do doje?
Njeriu e bën emrin e jo emri njeriun.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura