Jeff Bezos dhe partnerja e tij fejohen pas pesë vitesh së bashku!

May 23, 2023 | 13:57
SHPËRNDAJE

Themeluesi i ‘Amazon’, Jeff Bezos dhe partnerja e tij Lauren Sánchez janë fejuar pas pesë vitesh së bashku, raporton CNN.

 

 

Deri më tani nuk është zbuluar ende asnjëdetaj nga propozimi apo ndonjëolan për dasmë por çifti janë fotografuar së nfundmi krahë njëri-tjetrit dhe ajo çka bie në sy është unaza në dorën e Lauren.

Bezos dhe Sánchez, një ish-gazetare dhe tani filantrope, e zbuluan publikisht lidhjen e tyre në vitin 2019. Përgjatë këtyre viteve dyshja e kanë mbajtur marrëdhënien e tyre goxha hermetike,larg vëmendjes mediatike.

 

 

Në vitin 2022, çifti dha për herë të parë një intervistë për CNN në shtëpinë e tyre në Ëashington ku  folën për punën e tyre filantropike drejt dhënies strategjike të pasurisë së madhe të Bezos për një sërë kauzash.

jeff bezos

Gjatë intervistës partnerja e Bezos tregoi se ata janë “shokë skuadre vërtet të shkëlqyer”, duke shtuar me të qeshur se ata gjithashtu mund të jenë edhe “të mërzitshëm”. Bezos e përshkroi gazetaren fituese të çmimit Emmy si “personin më bujar, më zemërgjerë që mund të takoni ndonjëherë”, dhe theksoi është “një frymëzim” për të.

Bezos ka qenë i martuar më parë me MacKenzie Scott për 25 vjet, me të cilën ka katër fëmijë. Ndërsa Sánchez ka tre fëmijë nga marrëdhëniet e mëparshme dhe kaa qenë e martuar me agjentin e Hollywood Patrick Whitesell për 13 vjet përpara se të finalizonin divorcin e tyre në 2019.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura