“Je tepër e dobët”, Dobësimi dramatik i Adele pas kërkesës për divorc, ka humbur kaq shumë peshë –FOTO

Jan 8, 2020 | 11:57
SHPËRNDAJE

Këngëtarja e famshme Adele është fotografuar duke pushuar me miqtë e saj, përfshirë Harry Style, në një plazh në Anguilla.

Por foto e saj kanë bërë xhiron e botës për shkak të humbjes drastike të peshës nga Adele.

Të gjithë kanë mbetur pa fjalë nga dobësimi i këngëtares.

31-vjeçarja u fotografua e veshur më një fustan të zi të shkurtër në plazh.

Ndërsa dukej në gjendje të mirë shpirtërore teksa luante rreth bregdetit dhe në rërë.

Fituesja 15 herë e Grammy ka nxitur kritika me transformimin e saj pasi fansat e akuzojnë se është shumë e dobët.

Humbja e peshës e këngëtares u vu re edhe në festën e ditëlindjes së Drake në tetor 2019, ku u pa e veshur me një fustan të zi kadifeje.

Dobësimi i Adele vjen gati 4 muaj pasi ajo paraqiti kërkesën për divorc nga bashkëshorti i saj Simon Konecki.

  

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura